• Tirane, ofroj vend pune Vleresues Kolaterali Junior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Pozicioni: Vlerësues Kolaterali Junior
Departamenti: Departamenti i Manaxhimit të Riskut

Objektivat Parësore
Pozicioni i vlerësuesit të kolateralit është vendosur nën Departamentin e Manaxhimit të Riskut. Qëllimi i tij kryesor është të suportojë në disa proçese të vlerësimit dhe monitorimit të kolateralëve.

Rolet Kyçe & përgjegjësitë

  • Ndihmon në Departamentin e Riskut për çështje në lidhje me vlerësimin e kolateralit dhe çështje të tjera.
  • Suporton në procesin e vlerësimit.
  • Suporton në vlerësimin e pasurive të patundshme të portofolit të bankës;
  • Kontrolli i dokumentacionit dhe informacionit të pronës të perfshira tek raportet nga vlerësuesit e jashtëm.
  • Përgatitja e draft opinioneve për kolateralet.
  • Përgatitja e draft raporteve të brendshme të vlerësimit.

Përgjegjësitë KYC dhe AML
Vepron në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore, rregullatore,etike dhe kontraktuale në lidhje me detyrat.

Aftësitë e kërkuara

  • Diplomë universitare ;
  • Të ketë ndjekur kursin e vlerësimit të pasurive / preferohet te kete çertifikime apo eksperienca të tjera akademike ose profesionale në lidhje me vlerësimin e pasurive ;
  • Minimalisht 1 vit përvojë profesionale ;
  • Leje drejtimi automjeti ;
  • Njohuri te mira ne gjuhen angleze (e folur dhe e shkruar)
  • Aftësi analitike / statistikore;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 3 Shkurt 2021.
 


Apply
Back
Top