• Tirane, ofroj vend pune Teknik Servisi për Sajisje Elektroshtepiake Profesionale

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:


TEKNIK SERVISI PËR PAJISJE ELEKTROSHTEPIAKE PROFESIONALE

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Diagnostikim dhe riparim i pajisjeve elektroshtepiake profesionale;
  • Mirëmbajtje dhe servis teknik i pajisjeve;
  • Instalime dhe testime të pajisjeve;
  • Ofrim i mbështetjes teknike për klientët;

Kërkesat e vendit të punës:
  • Eksperiencë në servis pajisjesh elektroshtepiake profesionale;
  • Njohuri në elektronikë dhe elektroteknikë;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në terren;
  • Patentë drejtimi;
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë;

Kërkesa të veçanta për kandidatët:
  • Të jetë i/e komunikueshëm;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Të jetë i/e aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët;
  • Të jetë i/e fokusuar ndaj detajeve dhe të jetë këmbëngulës;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup;
  • Të jetë i/e aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence.

Ofrojmë:
  • Pagë të kënaqshme
  • Kushte të mira pune
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Kontratë të rregullt pune
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al / www.globegroup.al

Cel. : 0674021523
 


Apply WhatsApp
Back
Top