• Tirane, ofroj vend pune Teknik Kondicionimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Kontrollon, inspekton si dhe bën mirëmbajtjen periodike sipas formateve PPM të sistemit dhe pajisjeve HVAC si: Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Kondicioner, AHU, aspiratorë, kondicionerë etj.
2. Monitoron gjëndjen e pajisjeve si dhe parametrat e operimit të tyre. Kujdeset që ambjentet e qendrës si dhe njësitë që operojnë brenda të kenë temperaturë optimale.
3. Jep zgjidhje teknike, riparon dhe zëvendeson pajisjet, pjesët, komponentët që kanë defekt të cilat janë pjesë e sistemit HVAC.
4. Kryen riparimin e defekteve bazike të komponentëve elektrike / elektronike të cilët janë pjesë përbërëse e pajisjeve HVAC (switch-e, termostate, presostate, fan, timera, dampera, rele) apo riparime të defekteve në sistemin e kabllimit (lidhjes së komponentëve me panelet e kontrollit).
5. Mban raporte për problemet dhe materialet që mungojnë si dhe detyrat/punimet e kryera si dhe raporton rreth problemeve dhe defekteve të pajisjeve tek Supervizori Mekanik.
6. Kryen kontrollin, monitorimin dhe mbarëvajtjen e sistemeve hidraulike në mungesë të teknikut hidraulik si dhe të sistemeve të tjera mekanike.

Kërkesa dhe kritere

1. Te ketë diplomë të shkollës së mesme profesionale apo certificatë për sistemet HVAC ose sisteme të tjera mekanike.
2. Të njohë mirë sistemet HVAC dhe mënyrën e funksionimt të tyre.
3. Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.
3. Të jetë i aftë të operojë dhe ti japë zgjidhje problemeve dhe defekteve të ndryshme të pajisjeve HVAC.
4. Të ketë eksperiencë pune si dhe të jetë i familjarizuar me pajisjet si: Chiller, VRV/VRF,
FanCoil, Kondicioner, AHU, Aspirator, Kondicioner etj



Te interesuarit te kontaktojne ne adresen e emailit bashk me subjektin: Info@novaklima.al
 


Apply
Back
Top