• Tirane, ofroj vend pune Teknik Elektronik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Tekniku elektronik është përgjegjës për implementimin e sistemeve elektronike, zbatimin e proçedurave të kontrollit dhe mirëmbajtjes për sistemet e realizuara nga kompania.

DETYRAT KRYESORE:
  • Kryen instalime të komponenteve të rrjetave, si priza, kanalina,patchpanele, etj.
  • Kryen instalime të sistemeve te automatizimit, sistemeve CCTV, sistemeve të kontrollit të aksesit, sistemeve të parkimit, sistemeve të sigurisë etj.
  • Kryen proçedurat e kontrollit dhe raportimit ditor /periodik te funksionimit normal të sistemeve dhe paisjeve elektronike dhe raporton tek eprori direkt.
  • Merr pjesë në proçedurat për kualifikimin dhe trajnimin për të gjithë sistemet dhe pajisjet e instaluara me qëllim për të rritur efiçensën, cilësinë dhe sigurinë në punë.
  • Kryen procedurat për riparimin e defekteve dhe modifikimeve të sistemeve referuar projekteve dhe udhëzimeve përkatëse.
  • Është i gatshëm për punë në terren dhe për punë me turne.
KRITERET KRYESORE:
KualifikimiDomosdoshmëriPreferohet
EdukimiTë jetë i/e diplomuar në arsimin e mesëm profesional-dega elektronike/elektrike.Të ketë specializime/certifikata të ndryshme në fushat e sistemeve dhe pajisjeve elektronike.
Gjuhe te huajaAnglisht (njohuri mesatare)
Njohuri kompjuterikePaketa Microsoft Office
Eksperienca e kerkuarMbi 2 vjet punëEksperiencë pune në instalimin, mirëmbajtjen/riparimin e sistemeve të ngjashme në kompani të tjera.
Njohuri te tjeraPatentë e klasit B

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit [I]info@2smart.al [/I].

Afati i fundit i aplikimit është data 10 Qershor 2024, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* 2Smart Systems merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top