• Tirane, ofroj vend pune Teknik elektronik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Pozicioi: Teknik elektronik – Sisteme Sigurie

Vendi i punës:
Tiranë
Kompania: Advanced sh.p.k

Advanced sh.p.k kërkon të zgjerojë stafin teknik me Teknik elektronik për sistemet e sigurisë. Pozicioni përfshin instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve si: sistem kamera sigurie (CCTV), sisteme alarmi, sinjalizim zjarri dhe kontroll aksesi.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

• Diplomë profesionale ose universitare në elektronikë, automatikë, inxhinieri ose fusha të ngjashme;
• Njohuri praktike në instalimin dhe konfigurimin e sistemeve të mëposhtme:
 – Kamera sigurie (CCTV/IP)
 – Sisteme alarmi kundër vjedhjes
 – Sisteme sinjalizimi kundër zjarrit
 – Sisteme të kontrollit të aksesit
• Aftësi në lexim skemash teknike, kabllime dhe konfigurime pajisjesh
• Aftësi për punë në grup dhe në terren
• Njohuri të gjuhës angleze (në nivel pune – lexim dhe kuptim teknik)
• Leje drejtimi kategoria B (e preferuar)
• Eksperienca përbën avantazh

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën:
📧 info@advanced.al
Për më shumë informacion mund të na kontaktoni në të njëjtën adresë emaili.

Cel. : 0689038108
 


Apply WhatsApp
Back
Top