• Tirane, ofroj vend pune Supervizor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
AGS Sh.p.k tashmë prej vitit 2017 është një nga prodhuesit kryesorë të produkteve të bulmetit në Shqipëri, me markën Zepa Natyral.

Departamenti i Shitjeve i kompanisë sonë, po kërkon të zgjerojë ekipin me një Supervizor Shitjesh. Ai duhet të jetë energjik dhe i orientuar drejt rezultateve. Ky rol është kyç për menaxhimin e ekipit të shitjeve në terren, arritjen e objektivave mujore dhe zgjerimin e prezencës së markës ZEPA NATYRAL në Tregun Modern, Tregun Tradicional dhe atë Ho.Re.Ca.



Kriteret që duhet të plotësojë janë:


  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë.
  • Të njohë shumë mirë paketat Windows Office.
  • Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
  • Te ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar.
  • Te zotërojë leje drejtimi makine klasi B.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Supervizon skuadrën që drejton në cdo pikë të punës së tyre.
  • Kontrollon dhe drejton ekipin që ka në varësi në të gjithë aktivitetetin e punës në terren deri në përfundimin e të gjithë ekzekutimit të porosive.
  • Monitoron dhe analizon shtijet lokale në zonën caktuar dhe në qoftë se është e nevojshme, merr masa korrigjuese me qëllim arritjen e objektivit.
  • Angazhohet në negociata të rëndësishme me klientët në zonë, vecanërisht me klientët në rrjetet e supermarketeve.
  • Është përgjegjës për shitjet, pozicionimin e produkteve dhe komunikimin me personat përkatës në tregun modern.
  • Është përgjegjës direkt për ndjekjen e debitorëve të mundshëm në treg dhe deri te ekzekutimi i faturave.
  • Ndihmon ekipin e tij të Shitjes që të përmirsohen dhe të rrisin performancën nëpërmjet këshillimit dhe trajnimit në punë.
  • Përgatit planin mujor të shitjeve të zonës së tij dhe raporton te Drejtori i shitjeve.


Prioritet do të kenë kandidatët që kanë eksperiencë pune ( minimumi 2 vjet ) në fushën e shitjeve.

Afati dorëzimit të CV 15 / 02 /2026



Kontakt: +355 69 60 44 707

Adresa : Rruga "Faik Konica", Pallati "Golden Park Residence",1010 Tiranë

e-mail: info@ags.al

web: www.zepanatyral.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top