• Tirane, ofroj vend pune SPECIALISTE BACK OFFICE&CHURN

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
PËRSHKRIMI I POZICIONIT
TITULLI I PUNËS: SPECIALISTE BACK OFFICE&CHURN
DepartAmentI: Zhvillimi i produktit, Back Office & cHURN
RAPORTON TE: MENAXHER i DEPARTAMENTIT
AutORIZIM: MENAXHIMI I LARTE


PËRMBLEDHJE E PUNËS

Qëllimi i punës së Specialistit të Back Office është që të organizojë punën dhe administrimin e detyrave ditore të departamentit për të ardhur në funksion të të gjitha departamenteve të kompanisë. Pozicioni mbështet si dhe koordinon në lehtësimin e raporteve dhe mbulon të gjitha aspektet që lidhen me kontratat dhe mirëmbajtjen e klientëve.


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:


· Verifikimi i përmbushjes së kontratës nga klienti, me kërkesë të përfaqësuesve të shitjes, me qëllim rinovimin ose anulimin e kontratës.
· Kontrolli i dokumentacionit fizik dhe atij që i bashkëlidhet sistemit të kontratave familjare (të reja dhe të rinovuara) dhe raportimit te tyre.
· Plotësimi dhe nxjerrja e të dhënave të listës së klientëve debitorë për 30 deri në 60 ditë.
· Monitorim dhe verifikim ditor i çdo klienti arkëtues, për të shmangur parregullsitë në veprimet e përfaqësuesve të shitjes si dhe verifikimin e dokumentacionit pas kthimit të tyre.
· Raporti mujor i kontratave të shitjes lidhur me rregullsinë e tyre
· Raporte te ndryshme me frekuence ditore, javore apo mujore ne lidhje me mirembajtjen e klienteve.
· Komunikimi dhe trajtimi I kërkesave të klientëve mbi shërbimin dhe ofertat.
· Raportimi I proceseve te ndryshme qe lidhen me ofertat dhe mirembajtjen e klienteve.
· Çdo detyrë tjetër që ngarkohet nga eprori

ARSIMI:
Diplomë Bachelor në fushën e biznesit ose shkenca kompjuterike.

EKSPERINCA: 1+ vite përvojë në industrinë e produkteve apo telekomunikacionit do të konsiderohet si një avantazh i fortë.



AFTËSITË
:
· Aftësitë e të menduarit krijues.
· Aftësi të forta analitike dhe njohja shumë e mirë e paketës Microsoft office.
· Përdorimi shumë i mirë i Microsoft Excel.
· Kuptimi shumë i mirë i sistemeve të faturimit dhe CRM
· Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale.
· Aftësia për të trajtuar refuzimin dhe stresin gjatë kërkesave të klientëve.
· Lojtar skuadre.

· Inteligjencë emocionale
· Dëgjim efektiv
· Njohuri për produktet/shërbimet
· Aftësi komunikimi
· Aftësitë për zgjidhjen e “problemit”.
· Aftësitë e bashkëpunimit në ekip.​

Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV ne adresen hr@corp.tring.al ose ne Whatsapp ne numrin 0697007476 brenda dates
30.06.2026
 


Apply WhatsApp
Back
Top