• Tirane, ofroj vend pune Specialist Trade Marketing

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqërite lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit shpall vakant pozicionin:

1. Specialist Trade Marketing

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zbatimi i strategjive/planeve të markave në terren: Implementimi i planeve dhe strategjive të markave në terren.
  • Vizibiliteti dhe prezence: Monitorimi në mënyrë të vazhdueshme të prezencës së markave dhe vizibiliteti i tyre në pikat e shitjes
  • Materialet promovuese: Vendosja e materialeve promocionale në pikat e shitjes dhe monitorimi i prezencës së tyre në zonat e përcaktuara.
  • Fushata e marketingut: Monitorimi i fushatave ATL & BTL
  • Informacionet nga tregu: Marrja e informacioneve ne treg për zhvillimin e produkteve të kompanisë dhe të konkurrencës, fushatat, çmimet, ofertat dhe ҫdo iniciativë të re që ka në treg.
  • Marrëdhëniet e punës. Punojnë për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhenie bashkëpunuese me stafin e shitjes sipas zonave, klientëve, me qëllim që të arrijnë permbushjen e objektivave dhe detyrave.
Kualifikimet dhe kërkesat
  1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë ekonomik, marketing ose një fushë të ngjashme
  2. Përvojë në pozicione te ngjashme rreth 2 vite, përbën avantazh eksperienca në industrinë FMCG;
  3. Përdorues i mirë i gjuhës angleze, të folur dhe shkruar
  4. Njohuri shumë të mira në përdorimin e Paketës Microsoft Office
  5. Aftësi të spikatura komunikimi verbal dhe të shkruar.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
  • Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar
  • Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore
  • Maksimizon kontributin e tij: Ka qëndrim prej fituesi
  • Ka rezultat: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat që i caktohen nga eprori
  • Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani
Mënyra e Aplikimit

Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-të në adresën: hr@eurolabinternacional.com
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet.
Vetem kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

Shënime

Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për mbrojtjen e të dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top