• Tirane, ofroj vend pune Specialist Teknologjia e Informacionit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” Sh.a kërkon të punësojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Tiranë:

Specialist Teknologjia e Informacionit.

Përgjegjësitë kryesore


  • Mirëmbajtja dhe monitorimi i sistemit qendror të sigurimeve dhe moduleve mbështetëse.
  • Menaxhimi i databazave MS SQL Server (queries, optimizim, backup, troubleshooting).
  • Dhënia e suportit funksional dhe teknik për përdoruesit e sistemit.
  • Pjesëmarrje aktive në testimin dhe dokumentimin e zhvillimeve të reja.
  • Analiza të kërkesave nga departamentet e tjera dhe përgatitja e specifikimeve për zhvillime.
  • Ndihmesë në integrimin e aplikacioneve dhe proceseve të reja.
Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë në Informatikë, Teknologji Informacioni ose fushë të ngjashme.
  • Eksperiencë 0–2+ vjet në IT, zhvillim ose mirëmbajtje sistemesh (praktika ose projekte universitare llogariten si avantazh).
  • Njohuri praktike në:
    • JavaScript dhe framework-e bazë (p.sh. jQuery, React, ose Angular – avantazh).
    • HTML5, CSS3 për mirëmbajtje të ndërfaqeve ekzistuese.
    • MS SQL Server (queries bazike, insert/update/delete, joins).
    • MY SQL Server (queries bazike, insert/update/delete, joins).
    • C# / .NET (avantazh për integrime me aplikacionet ekzistuese).
  • Njohuri mbi Windows Server & IIS për mirëmbajtje të mjedisit aplikativ.
  • Aftësi te mira për shkrimin dhe leximin në gjuhën angleze.
Aftësitë e preferuara
  • Përvojë me API integrations (REST/JSON).
  • Njohuri bazë mbi proceset e testimit software (unit testing, UAT).
  • Njohuri mbi Git ose sisteme versionimi.
  • Interes dhe gatishmëri për të mësuar teknologji të reja në zhvillim dhe administrim sistemi.
  • Eksperiencë në sektorë financiarë ose sigurimesh (avantazh).
Aftësitë personale
  • Aftësi të mira analitike dhe logjike.
  • Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin e zhvillimit dhe përdoruesit finalë.
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të mësuar.
SHËNIME:
Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit ne fuqi.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën email: burime.njerezore@eurosig.al
 


Apply
Back
Top