• Tirane, ofroj vend pune Specialist për Pagat dhe Kompensimin

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist për Pagat dhe Kompensimin

Qëllimi i punës:

Përgjegjësia e këtij pozicioni është koordinimi dhe kontrolli i të dhënave të marra nga njësitë përkatëse lidhur me kompensimin e punonjësve, përgatitja dhe proçesimi i borderove. Mbikqyr dhe menaxhon marrëdhëniet e punës me punonjësit dhe palët e treta (institucione/agjensi të ndryshme) duke siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore në fuqi.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinimi i përditshëm dhe dhënia e shërbimeve për çështje që lidhen me kompensimin dhe benefitet e punonjësve.
  • Monitorimi i mungesave në punë duke siguruar zbatimin e rregulloreve të brendëshme të kompanisë.
  • Deklarimet pranë zyrës së Punës/Tatimeve/Sigurimeve Shoqërore.
  • Koordinimi & menaxhimi i pushimeve vjetore të punonjësve sipas planifikimit.
  • Përgatitja dhe administrimi i pagave dhe benefiteve të punonjësve, llogaritja e pushimeve vjetore, raporteve mjekësore, siguracioneve shoqërore dhe shëndetësore.
  • Plotësimi i saktë dhe në mënyre periodike i rregjistrit të punonjësve dhe librezave të kontributeve.
  • Hedhja në sistem dhe azhornimi i të dhënave të punonjësve dhe sigurimi i informacionit për efekt raportimesh të ndryshme.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Universiteti në Degën Ekonomik.
  • Eksperienca e mëparshme si specialist pagash përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi mbi marrëdhëniet e punësimit.
  • Besueshmëri dhe kofidencialitet.
  • Aftësi shumë të mira organizative, i vëmëndshëm ndaj detajeve.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.
  • Njohuri shumë të mira në MS Office, Excel, PowerPoint.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 20 Tetor 2018. Lutemi që si subjekt të e-mailit të vendosni titullin e pozicionit për të cilin po aplikoni.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top