Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST LABORATORI.
- Tirane

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë,
përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës,
Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport,
Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune SPECIALIST LABORATORI.
PËRSHKRIMI I PUNËS:
SPECIALIST LABORATORI është përgjegjës për kryerjen e testimeve dhe analizave teknike të materialeve të ndërtimit në laborator dhe në terren, për të siguruar cilësinë dhe përputhshmërinë me standardet teknike të kërkuara.
DETYRAT KRYESORE:
- Kryen testime laboratorike dhe në terren për materiale ndërtimi si: beton, asfalt, tokë, agregate, çimento, etj.
- Merr, identifikon dhe përgatit mostrën për testim sipas standardeve.
- Plotëson dokumentacionin teknik të analizave: raportet e provave, regjistrat dhe procesverbalet.
- Bashkëpunon me inxhinierët dhe supervizorët për marrjen e mostrave në kantier dhe ndjek testimet e kërkuara për projektin.
- Kontrollon dhe mirëmban pajisjet laboratorike dhe ndjek kalibrimin e tyre periodik.
- Monitoron dhe garanton përputhshmërinë e rezultateve me specifikimet teknike të projektit.
- Respekton rregullat e sigurisë dhe standardet e kontrollit të cilësisë në ambientet e punës.
- Raporton në kohë çdo devijim apo problem teknik tek Shefi i Laboratorit.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Gjeoteknike, Inxhinieri Materialesh ose fusha të ngjashme.
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune si Specialist Laboratori.
- Aftësi në përdorimin e pajisjeve laboratorike (presë betoni, enë saktësie, pajisje testimi për asfalt, etj.).
- Aftësi për të koordinuar punën, projektet përkatëse dhe ruajtjen e konfidencialitetit.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë.
- Të jetë i paisur me Leje Drejtimi, klasi B.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Apply WhatsApp