• Tirane, ofroj vend pune Specialist Laboratori Mjedisor (M)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kimist
Gjuha
Eksperienca
Shoqëria "GR Albania" sh.p.k, e profilizuar në konsulencë inxhinerike dhe mjedisore, projektimin industrial dhe energjetik, planifikimin urban dhe zgjidhjeve të tjera inxhinierike, me seli në Tiranë, kërkon të punësojë një (1) Specialist Laboratori (Mashkull) me kohë të plotë.

Profili i Kandidatit:

  • Diplomë Master në Kimi ose Kimi Industriale, (sapo diplomuar);
  • Të gatshëm dhe të aftë për të punuar jashtë zyrës (në terren);
  • Fleksibilitet ndaj orarit të punës për të përmbushur kërkesat e biznesit (fillimi më herët ose përfundimi i mëvonshëm);
  • Njohuri për zhvillimin e testeve të matricave mjedisore (ajër, ujë, toke, shkarkime nga oxhaku);
  • Aftësi të mira komunikimi në shqip dhe anglisht (preferohet niveli B2/C1);
  • Të ketë njohuri të mira në përgatitjen e raporteve dhe informacioneve nëpërmjet MS Office;
  • Njohja e ISO 17025 përbën avantazh;
  • Bashkëpunues, i komunikueshëm, aftësi për zgjidhjen e problemeve që mund të hasen gjatë ushtrimit te detyrës;
  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi B.

Detyrat e punës që do të përmbush kandidati:

  • Realizimi i matjeve/kampionimit në terren;
  • Plotësimi dhe mbajtja e dokumentacionit;
  • Transporti i pajisjeve/kampioneve në laborator;
  • Përgatitja e raporteve ditore;
  • Shkarkimi dhe përpunimi i të dhënave;
  • Mirëmbajtja e pajisjeve.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe letër motivimi në adresën bseiti@gralbania.com deri më 30.11.2021
Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni!
Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
GR Albania ju uron suksese!
 


Apply
Back
Top