• Tirane, ofroj vend pune Specialist Kontabiliteti per inventaret

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Kontabilitet | Audit
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Specialist Kontabiliteti per inventaret


QELLIMI I PUNES:

Verifikon në mënyrë sistematike të gjitha hyrjet dhe daljet e magazinës dhe dokumentacionin suportues për çdo lëvizje magazine. Siguron që të gjitha regjistrimet kontabël (nën sektorët në përshkrimin e punës) janë në përputhje me politikat e kompanisë për mbajtjen e të dhënave kontabël dhe kërksesat ligjore.

Roli dhe përgjegjësitë:
  • Inventarizimi fizik i magazinave, periodikisht çdo muaj, por edhe çdo rastet kur nevojitet.
  • Raportimi i inventareve fizike të kryera dhe të diferencave kundrejt inventarit kontabël, nese ka.
  • Regjistrimi i kostos së inventareve në stok në fund të muajit (FIFO) dhe verifikimi i kostove te postuara.
  • Kontrolli ditor i lëvizjeve të magazinës së PG (hyrje-dalje) bazuar në dokumentacionin e dorëzuar në kontabilitet (raporti i prodhimit- statistika e shitjeve).
  • Verifikimi i te dhenave te fatures se blerjes, per cdo hyrje ne magazine te materialeve apo mallrave.
  • Kontroll ditor i dokumentacionit Raport Prodhimi.
  • Raportim mujor ne tatime per gjendjen e inventareve subjekt i T.A.N.
  • Përgatitja e proces-verbaleve per Institucionet/Tatimet për informim lidhur me procesin e shkatërrimit të produkteve jokonform.
  • Azhornimi në sistem i kostove për të gjitha materialet dhe produktet e blera.
  • Raportim për të gjitha kostot e materialeve dhe produkteve të blera si dhe vlerave të gjendjes së magazinave. (sa here kerkohet)
  • Stornimi i vlerave të inventareve të muajit paraardhës, periodikisht çdo muaj. (mujore)
  • Kontrolli i faturave te kthimeve nga klientet dhe sasive te bllokuara per proceduren e shkaterrimit
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomë Universiteti në Kontabilitet / Financë.
  • Min 3 vite përvojë pune me regjistrimet kontabël të magazinës.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese të shkruar dhe verbale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe shumë të përpiktë.
  • Saktësia dhe vëmendje në detaje dhe të respektojë afatet e kohës.
  • Aftësi në punën me numrat dhe shifrat dhe raportimin e saktë të situatës.
  • Aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel
  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS)ose duke derguar email ne hr@cocacola.al
brenda datës 28/02/2026.


Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top