• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Shërbimeve digjitale

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës së Menaxhimit të Kanaleve Alternative, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:

Specialist i Shërbimeve digjitale


Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Mbështet strategjine Digjitale te Bankes, duke u koordinuan me gjithe departamentet e perfshira me qellim rritjen e penetrimit te produktit dixhital ne bazen e klienteles dhe shtyn ne menyre te vazhdueshme per produktet me vlere te shtuar.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Sygjeron dhe merr pjese ne hartimin e axhendes digjitale te kompanisë ne menyre qe te rritet penetrimi i produkteve baze si dhe ato me vlere te shtuar ne kanalet digjitale.
  • Monitoron periodikisht zhvillimet e ofertës digjitale ne treg si dhe vlerëson dhe propozon përmirësime ne procese apo oferte ne menyre qe te arrihet eksperienca e duhur e klientit.
  • Pergatit ne bashkepunim me departamentet e tjera specifikimet e kerkesave te biznesit, qofte per zhvillimin e produktit dhe/ose permiresime te tij, Koordinon me palet e perfshira, implementim dhe manaxhimin e sistemeve dixhitale te percaktuara bazuar ne matricat e planifikimit.
  • Sigurohet nepermjet protokollit te testeve, UAT dhe UFT, qe produkti final funksionon sipas specifikimeve, perpara daljes ne treg.
  • Koordinon me departamentin e IT dhe departamente te tjera te perfshira qe konkluzionet e UAT dhe UFT te adresohen qarte dhe permiresohen.
  • Koordinohet me departmentet e perfshira qe proceset ne UB Online jane ne perputhje me procedurat e kompanisë.
  • Sherben si person kontakti per pyetjet dhe kerkesat e klienteve.
  • Pergatit ne bashkepunim me departamente e tjera kur eshte e nevojshme, materialet qe sigurojne transparencen e sherbimit tek klientet, si manualet e perdorimit, video promocioanle, material promocionale ne dege apo ne pike te tjera te kontaktit te klientit, materialet per faqen e internetit, materialet promovuese brenda vete mjeteve elektronike.
  • Organizon cdo lloj tjeter aktiviteti qe synon rritjen e edukimit financiar, si dhe rene dakort brenda kompanise.
  • Pergatit materialet e trajnimit dhe trajnon stafin e bankes per perdorimin e kanaleve digitale.
  • Mban statistikat per perdorim te brendshem per performancen e kanaleve digitale. Kryqezon te dhenat e kanaleve digitale me te dhena te tjera te krahasueshme.
Kërkesat e profilit:
  • Diplomë Universitare, e preferueshme e Fakultetit Ekonomik ose fusha të lidhura me të.
  • Eksperiencë e mëparshme minimumi 2 vite në një pozicion të ngjashëm.
  • Aftësi komunikuese efektive verbale dhe të shkruara.
  • Njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike sidomos excel dhe njohuri të gjuhës angleze.
  • Njohuri të politikave dhe procedurave bankare të lidhura me fushën e Bankingut Digjital.
  • Aftësi shumë të mira të manaxhimit të kohës.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në skuadër, proaktiv dhe vullnet për të mësuar dhe avancuar.
  • I/E përgjegjshëm dhe të ruajë konfidencialitetin e informacionit.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 31 Korrik 2025
  1. CV
  2. Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në
[I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top