• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Shëndetit dhe i Sigurisë në Punë

Dimension HR për një nga kompanitë më të mëdha në vend që prodhon dhe tregton pije freskuese jo-alkoolike po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
Specialist i Shëndetit dhe i Sigurisë në Punë

QELLIMI I PUNES:
Specialist i Shëndetit dhe i Sigurisë në Punë është përgjegjës ndër të tjera, për zbatimin e masave të sigurisë të vendosura nga punëdhënësi dhe të organizuara nga MH&S në sistemin OHSAS, monitorimin për kryerjen konkrete të veprimtarisë së punës. Detyra dhe përgjegjësia është e lidhur me mbrojtjen e shëndetit të punonjësve gjatë punës dhe promovimit të të gjitha iniciativave që synojnë përmirësimin e kushteve të sigurisë në vendin e punës. Propozon dhe ndjek programe trajnimi sipas kërkesave të sistemit QES dhe legjislacionit në fuqi.

FUSHAT KRYESORE TË PËRGJEGJËSISË:

Në mënyrë më specifike përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, sa më poshtë:
· Kryen detyra të kontrollit dhe mbikqyrjes me kompetencat e duhura organizative dhe disiplinore.
· Garanton azhornimin e direktivave të marra dhe mbikqyr ekzekutimin korrekt të tyre gjatë veprimtarisë së punës.
· Kontrollon ekzekutimin e saktë të procedurave në fuqi nga punëtorët.
· Mbikqyr punën dhe kontrollon performancën duke përfshirë përdorimin e DPI dhe propozon Masa sigurie / DPI.
· I bën punonjesit të vetëdijshëm për rreziqet që i nënshtrohen.
· Siguron përputhjen me direktivat e kompanisë dhe / ose të politikave.
· Në bashkepunim me MH&S, krijon programe në fushën e parandalimit për mangësitë e gjetura në vendin e punës.
· Verifikon nëse gjatë fazave të prodhimit ka rreziqe të paparashikuara dhe propozon masa sigurie.

Kërkesat e punës lidhur me Njohuritë, Eksperiencën dhe Aftësitë

· Diplomë Universitare në Shkenca.
· Minimumi 3 vite eksperiencë në shëndetin dhe sigurinë në punë, preferohet në fushën e industrisë.
· Shumë i/e organizuar me aftësi për tu përshtatur shpejt me ndryshimet.
· Aftësi për të kuptuar dhe analizuar informacione komplekse dhe ti paraqesë ato thjesht dhe saktë
· Të ketë eksperiencë në inspektimin e ambjenteve të prodhimit, magazina, zyra
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese në të shkruar dhe të folur në mënyrë që të shpjegojë proceset e shëndetit dhe sigurisë për një gamë të gjërë të njerezve, si dhe për të dhënë prezantime në grupe.
· Aftësi negociuse për të bindur drejtuesit e departamenteve për të zbatuar dhe për të ruajtur standartet e sigurisë që mund të kompromentojnë shpejtësinë dhe efikasitetin në organizatë.
· Përdor programet e Microsoft Office, përfshirë aftësi shumë të mira në Excel.
· Njohuri të mira të gjuhëve Angleze / Italiane.
· Të sigurojë ekzekutimin korrekt të sistemit OHSAS.
· Ndihmon në përcaktimin e marrëdhënieve të punës me njësi ose departamente brenda dhe jashtë kompanise: Punonjësit, Instituti i Shëndetit Publik, Inspektoriati i Punës, Inspektoriati Shteteror Teknik Industrial (ISHTI), Agjensia e Kontrollit të Ushqimit, Agjensia Rajonale e Mjedisit, Agjensia e Sigurimit të Brendshëm, Policia e Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit (PMNZSH).

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt
«Specialist i Shëndetit dhe i Sigurisë në Punë»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top