• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Planifikimit dhe Kostove të Prodhimit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Industriale
Eksperienca
vetem me eksperience

Dimal INC kërkon të punësojë : Specialist i Planifikimit dhe Kostove të Prodhimit​


Të planifikojë, koordinojë dhe monitorojë aktivitetet e prodhimit në përputhje me planin e shitjeve, kapacitetet reale dhe burimet në dispozicion, si dhe të llogarisë, kontrollojë dhe analizojë kostot e produkteve dhe proceseve të prodhimit. Qëllimi është realizimi në kohë i porosive, përdorimi optimal i burimeve, kontrolli i shpenzimeve, ulja e humbjeve dhe rritja e efikasitetit operacional.

Detyrat​

  • Merr planin e shitjeve / forecast-in nga Departamenti i Shitjeve dhe e verifikon për saktësi, afate, prioritete dhe sasi.
  • Konverton planin e shitjeve në plan prodhimi (ditor, javor dhe mujor), duke krijuar rendin e prodhimit sipas kapaciteteve reale.
  • Llogarit kapacitetet e linjave, makinerive dhe fuqisë punëtore dhe identifikon kufizimet (bottleneck).
  • Propozon rregullime të planit të prodhimit në rast ndryshimesh nga Shitjet, kërkesat e klientëve ose kapacitetet operative.
  • Planifikon turnet e punës dhe alokimin e burimeve njerëzore në bashkëpunim me Prodhimin dhe HR.
  • Siguron përdorim optimal të makinerive, linjave dhe stafit për të arritur objektivat e prodhimit.
  • Ndjek në mënyrë ditore zbatimin e planit të prodhimit në linjë.
  • Identifikon dhe analizon devijimet nga plani (sasi, kohë, cilësi).
  • Monitoron ndalesat e prodhimit (teknike, organizative, mungesë materiali) dhe i eskalon menjëherë te departamentet përkatëse.
  • Monitoron disponueshmërinë e lëndës së parë, produkteve gjysmë të gatshme (WIP) dhe produkteve të gatshme.
  • Siguron zbatimin e parimeve FIFO / FEFO.
  • Koordinon me Magazinën dhe Blerjet për materialet kritike dhe afatet e furnizimit.
  • Mbështet procesin MRP për parandalimin e mungesave ose tepricave.
  • Mat dhe analizon produktivitetin (output/orë, eficiencë linje, humbje kohe).
  • Identifikon shkaqet e humbjeve dhe propozon masa përmirësimi.
  • Kontribuon në rritjen e efikasitetit dhe uljen e kostove operative.
  • Llogarit dhe përditëson koston e produkteve bazuar në konsumin e lëndëve të para, materialeve ndihmëse, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të prodhimit.
  • Analizon koston e planifikuar kundrejt kostos reale dhe identifikon e raporton devijimet.
  • Kontrollon dhe përditëson normativat e konsumit për çdo produkt dhe proces prodhimi.
  • Monitoron firot, humbjet, mbetjet dhe rendimentet e prodhimit dhe analizon ndikimin e tyre në koston e produktit.
  • Analizon kostot sipas produktit, linjës dhe repartit të prodhimit.
  • Përditëson kostot kur ndryshojnë çmimet e lëndëve të para, materialeve, pagave ose proceset e prodhimit.
  • Bashkëpunon me Prodhimin, Magazinën, Blerjet dhe Financën për sigurimin dhe rakordimin e të dhënave të kostos.
  • Përgatit raporte periodike për kostot, normativat, firot, rendimentet dhe diferencat ndërmjet kostos së planifikuar dhe asaj reale.
  • Propozon masa për reduktimin e kostove dhe optimizimin e proceseve pa cenuar cilësinë dhe sigurinë e produktit.
  • Mbështet përcaktimin dhe rishikimin e çmimeve të produkteve duke siguruar të dhëna të sakta mbi koston e prodhimit.
  • Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore mbi:
    • realizimin e planit të prodhimit
    • vonesat dhe devijimet
    • ndalesat dhe shkaqet e tyre
    • përdorimin e kapaciteteve
  • Raporton rregullisht te Menaxheri i Prodhimit dhe propozon rishikime të planit.
  • Siguron komunikim të vazhdueshëm me Shitjet për prioritetet dhe ndryshimet e kërkesës.
  • Bashkëpunon me Cilësinë për respektimin e standardeve dhe planifikimin korrekt.
  • Koordinon me Mirëmbajtjen për planifikimin e ndalesave teknike.
  • Siguron sinkronizim të plotë për garantimin e dorëzimeve në kohë.

Kualifikimet​

  • Arsim i lartë në Inxhinieri Industriale, Menaxhim Prodhimi ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë në planifikim prodhimi në kompani prodhuese.
  • Njohuri në MRP / ERP.
  • Njohuri bazë mbi standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore (ISO / HACCP)
  • Njohuri në kontabilitet kostoje dhe analizë të kostove të prodhimit.
  • Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel dhe përpunimin e të dhënave.
  • Aftësi për të analizuar norma konsumi, firo, rendimente dhe kosto produkti.
  • Njohuri të forta në planifikim dhe kontroll prodhimi.
  • Aftësi analitike dhe orientim ndaj zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi kohe.
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi ndërdepartamental.
  • Vendimmarrje e shpejtë dhe e bazuar në të dhëna.
  • Aftësi të forta në analizën e kostove dhe interpretimin e të dhënave financiare të prodhimit.
  • Saktësi e lartë në përpunimin, kontrollin dhe raportimin e të dhënave.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën:recruitment@dimal.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0688030934

Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për interviste pranë zyrave të kompanisë.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top