• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Burimeve Njerëzore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
POZICION VAKANT

SCAN TV, pjesë e Grupit Balfin, është e vetmja media e fokusuar tërësisht në biznes, ekonomi dhe financa. E konsideruar si zëri i biznesit dhe konsumatorit në vend e rajon, misioni i saj është pikërisht të jetë kanali i tyre i dedikuar. SCAN është një televizion me paanshmëri, të konstatuar nga audienca, që transmeton edicione të lajmeve ekonomike dhe formate televizive të veçanta kushtuar zhvillimeve ekonomike, financiare dhe jo vetëm.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni
: Specialist i Burimeve Njerëzore
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit
: Specialisti i Burimeve Njerëzore ka për qëllim të implementoje të gjitha funksionet e Burimeve Njerëzore. Ai përgatit paketa kompensimi dhe përfitimesh, rekruton punonjës të rinj dhe sigurojn një vend pune të shëndetshëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
:
- Përditëson databazën e punonjësve dhe mirëmban arkivën për dosjet personale të punonjësve duke ruajtur konfidencialitetin dhe procedurat përkatëse;
- Përditëson databazën e lejeve dhe raporteve mjekësore të stafit;
- Kryen proçesin e Rekrutimit të Punonjësve duke ndjekur të gjithë hapat që nga publikimi i njoftimit, përzgjedhja e CV, intervistimi.
- Identifikon zëvendësuesit potencialë të brendshëm dhe të jashtëm për çdo pozicion pune
- Menaxhon proçesin e prezantimit dhe përshtatshmërisë së punonjësve të rinj në ambientin e punës.
- Deklaron listëpagesën dhe punonjësit në sistemin e tatimeve.
- Implementon procesin e pagave të stafit;
- Ndjek kontratat individuale të punësimit;
- Ndjek Dietat & Rimbursimet e stafit;
- Menaxhon dhe monitoron gjithë procesin e vlerësimit të performancës
- Menaxhon procesin për punonjësit në largim;
- Përgatit raporte të ndryshme sipas nevojës së departamentit të Burimeve Njerëzore;
- Planifikon dhe menaxhon aktivitetet për stafin

Kërkesat për pozicionin:

- Diplomë Bachelor
- 2-3 vite eksperiencë pune në të njëjtin pozicion;
- Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi;
- Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia;
- Të jetë person që zhvillohet dhe zhvillon postin e punës;

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën hr@scantv.al
Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 25/08/2023.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top