Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Marketingu
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Menaxhim
- Sherbim Klienti
Shoqeria "ABISSNET" sha eshte shoqeri lider ne vend në fushen e komunikimeve elektronike, ne lidhje me ofrimin e sherbimit te internetit, telefonise se palevizsshme dhe sherbimeve audiovizive nepermjet internetit.
Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: Specialist/e Marketingu
Te interesuarit te dergojne CV ne adresen e emailit: b.njerezore@abissnet.al
Cel. : 0692230227
Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: Specialist/e Marketingu
Detyrat
- Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë.
- Paraqet propozime mbi rinovimin e teknologjisë marketing dhe qasjen e shoqërisë dhe produkteve te shërbimeve të saj në treg.
- Mirëmban dhe zhillon rrjetet sociale të kompanisë si fb, instagram, twitter, linked-in etj. si dhe marrëdhëniet me te gjitha mediat sociale me qëllim marketimin e mundshëm tek ato si dhe monitorimin e konkurrencës.
- Studion situatën në treg të produkteve, shërbimeve dhe kompanisë.
- Përcakton aksionin e nevojshëm për përmirësimin e imazhit, shitjeve dhe perceptimit publik.
- Projekton fushata reklamuese, promovuese, që kanë për qëllim shitje.
- Përpilon, redakton dhe formaton tekstet e broshurave, fletëpalosjeve, dosjeve promocionale, katalogëve e të tjera materiale marketing.
- Kujdeset për mbarëvajtjen e organizimit, zhvillimit të veprimtarive si panaire, konferenca, prezantime, seminare etj.
- Bën sitematikisht çdo muaj raportin mbi gjendjen e produkteve, rezultatet e shitjeve print dhe on line si dhe raporton mbi arsyet dhe shkaqet si dhe personat përgjegjes.
Kualifikimet
Edukimi:- Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Marketingut dhe Menaxhimit të Biznesit. (Te kete perfunduar ciklin e arsimit Universitar dhe PasUniversitar).
- Të ketë punuar jo më pak se 2 vjet në pozicione të njejta.
- Eksperiencë pune në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe mbajtjes së strategjive marketing.
- Eksperiencë të vërtetueshme, kërkime mbi shitjen / tendencat e klientëve dhe tregut.
- Njohuri në zhvillimin dhe funksionimin e rrjeteve sociale.
- Të jetë komunikues, i aftë për të punuar në grup dhe konfidencial.
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhëve të huaja.
Te interesuarit te dergojne CV ne adresen e emailit: b.njerezore@abissnet.al
Cel. : 0692230227
Apply WhatsApp