• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e logjistike & shitje sherbim

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
UTransport sh.p.k, kompani qe operon në fushën e transportit nderkombetar të mallrave dhe dergesave të plota dhe grupazhe si në rrugë ajrore, tokësore dhe detare. kerkon

Pozicioni I punes : Specialist/e logjistike dhe shitjes se sherbimit te transportit te mallrave

Organizimi me perpikmeri dhe korrektesi I transportit te mallrave nga vendi I origjines deri ne destinacionin e kerkuar nga klienti sipas kerkesave specifike te klientit dhe ne perputhje me procedurat operacionale te kompanise.

Specialisti I logjistikes dhe shitjes analizon dhe perpilon strategjine e organizimit te transportit ne menyren me eficiente te mundeshme dhe shitjes se sherbimeve ne perputhje me kerkesat e klientit dhe objektivat e Kompanise.

Detyrat dhe pergjegjesite;


  • Komunikim teper korrekt dhe professional me klientet si ne procedure standarte te operimit ashtu dhe ne zgjidhjen e problemeve logjistike dhe ankesave te klientit.
  • Perpjekje maksimale per kenaqjen e klienteve besnik dhe zgjerimin e aktivitetit me klient te rinj. Aftesia per negocim me klientet .
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve dhe ia prezanton ato kompanisë.
  • Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet dhe ofertat.
  • Saktesia ne marrjen e informacioneve te domsdoshme nga kerkesat e klienteve dhe perpunimi I te dhenave per organizimin e transportit te ngarkesave ne kohen e duhur.
  • Koordinimi I porosive te klienteve ne organizimin efficient te transportit grupazh ne import dhe eksport.
  • Kujdes I vecante dhe vemendje maksimale ndaj kerkesave specifike te klienteve, angazhimi I strukturave perkatese per realizimin me sukses te kerkesave te klientit.
  • Identifikimi I furnitoreve /partnereve qe do organizojne transportet perkatese dhe percjellja e informacionit te sakte tek ata per rezervimin e mjeteve (transportin me det/toke/ajer).
  • Evidenton dhe zgjidh ne kohe problemet qe mund te dalin gjate procedures standarte te transportit .
  • Mban te informuar palet e interesuara per statusin e porosise ne transport.
  • Koordinon me agjensite doganore ne import dhe export per pergatitjen ne kohe te procedurave doganore dhe sigurimin e dokumentacionit perkates.
  • Komunikim dhe koordinim shume I mire me departmentet e tjera ne kompani per perfundimin zinxhir te proceseve te punes nga ofertimi deri ne faturimin e sherbimit ndaj klientit.
  • Pergatitjen e raporteve periodike mbi rezultatet e arritura dhe percaktimi objektivave per te ardhmen.

Kriteret dhe kushtet e pranimit;


  • Duhet te kete komunikim shume te mire, te dije te punoje mire ne skuader, te jete person pozitiv e mendje hapur, me vizion dhe I perkushtuar ne pune.
  • Te kete experience pune mbi 2 vjet.
  • Preferohen kandidate te cilet kane pervoje pune ne kompani transporti apo department logjistik dhe department shitjeje.
  • Ose qe kane perfunduar shkollen ne profilet logjistik , menaxhim transporti
  • Te kete arsimin e larte
  • Te zoteroje gjuhen Angleze, Italiane
  • Te perdore mire paketen Microsoft Office

Te gjithe kandidatet qe I plotesojne kushtet e siperpermendura te dergojne menjehere CV ne adresen thanas.hyseni@utransport.al
Kandidatet qe plotesojne kriteret do njoftohen per daten e intervistes.



Cel. : thanas.hyseni@utransport.al
 


Apply
Back
Top