Tirane, ofroj vend pune Site Manager (Elektrik)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Elektricist
- Inxhinieri
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
Për të përforcuar stafin menaxhues teknik në projektet në zhvillim, kompania shpall pozicionin vakant për:
Site Manager (Elektrik) me eksperiencë në ndërtimin e nënstacioneve dhe linjave elektrike.
Përshkrimi i Punës
Site Manager-i është përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të kantierit elektrik, për të siguruar që projektet të realizohen në mënyrë të sigurt, efikase dhe brenda afateve kohore. Ai/ajo luan një rol kyç në koordinimin teknik të punimeve elektrike në terren dhe në zbatimin e procedurave të ndërtimit sipas standardeve.
Detyrat e përgjithshme të rolit:
Mbikëqyrje e punimeve elektrike në kantier për nënstacione dhe linja të TM/TU/TU.
Sigurimi që instalimet të kryhen sipas projektit dhe standardeve në fuqi.
Kontrollimi dhe testimi i sistemeve elektrike për përputhshmëri me specifikimet teknike.
Koordinim me ekipet e ndërtimit, inxhinierët e projektit dhe supervizorët.
Mbikëqyrja e instalimeve elektrike: kabllove, transformatorëve, celulave dhe pajisjeve të tjera.
Inspektim dhe verifikim i materialeve teknike në përputhje me projektin.
Përgatitje e raporteve ditore/mujore dhe pasqyrave teknike të progresit.
Zbatimi i masave të sigurisë dhe rregullave HSE në kantier.
Kriteret dhe kualifikimet:
Diplomë e nivelit Master në degën Inxhinieri Elektrike.
Eksperiencë rreth 5 vite në projekte të ngjashme (nënstacione elektrike, linja të tensionit të lartë, etj.).
Njohuri të mira mbi standardet elektrike dhe legjislacionin përkatës në Shqipëri.
Aftësi për të lexuar dhe interpretuar skema elektrike, planime teknike dhe dokumentacion zbatimi.
Eksperiencë në mbikëqyrjen e ekipeve dhe koordinimin në kantier.
Aftësi të mira organizimi, zgjidhje problemesh dhe komunikimi me palët e përfshira.
Njohuri mbi softuerë si AutoCAD, ETAP, ose programe të tjera teknike.
Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
Leje drejtimi kategoria B
Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën human.resources@enbi-power.com, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apply