• Tirane, ofroj vend pune Shofer administrate dhe logjistik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Përshkrimi i Kompanisë

ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi të pranishëm në të gjithë tregun shqiptar dhe rajon, me një gamë të gjerë produktesh dhe me ekskluzivitet të brandeve cilësore që sjellim në tryezat e çdo familjeje.
Në fokus të punës sonë është përmbushja e nevojave të tregut në mënyrë efikase duke ndjekur trendet ndërkombëtare dhe duke sjellë vazhdimisht inovacione.
Aktualisht, jemi në kërkim të një Shoferi Administrate & Logjistike për t’u bashkuar me ekipin tonë profesional dhe energjik.

Detyrat kryesore


  • Kryerja e dërgesave dhe transportit të dokumentacionit, materialeve dhe nevojave të administratës.
  • Suport në procese logjistike të përditshme sipas nevojave të departamenteve.
  • Mirëmbajtja dhe përdorimi korrekt i automjetit të kompanisë.
  • Bashkëpunim i vazhdueshëm me stafin e administratës dhe logjistikës.
  • Përgjegjësi për mallrat/materialet gjatë ngarkim–shkarkimit.
  • Shpërndarja e porosive vetëm në raste backup, sipas kërkesës së kompanisë.
  • Respektimi i udhëzimeve të punës dhe standardeve të brendshme.

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm (Arsimi i lartë përben avantazh).
  • Leje drejtimi klasi B.
  • Eksperienca si shofer përbën avantazh.
  • Të jetë korrekt, i besueshëm dhe i përgjegjshëm për detyrat e ngarkuara.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe punë në grup.
  • Energjik, i shkathtë dhe me etikë profesionale të lartë.

Aplikimi

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgoni CV-në tuaj në adresën:
📧 hr.roalfood@outlook.com

📱 +355 68 60 21 526

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355 68 60 21 526
 


Apply WhatsApp
Back
Top