• Tirane, ofroj vend pune Shitëse Kancelarie (f)

PC Store është nje kompani në rritje, me synimin për t'u bërë lider ne tregun ICT.
Ne portfolin e tij, PC Store ofron dhe artikuj kancelarie.
Duke zgjeruar për çdo ditë e më shumë gamën e produkteve dhe të shërbimive të ofruara,

PC Store kërkon të punësojë:

Shitëse pranë Kancelarise (f)

Kualifikimet / Kërkesat:
· Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
· Të njohë mirë gjuhën angleze.
· Të njohë programet e Office (Word, Excel, Outlook).
· Të ketë eksperiencë dhe njohë mirë tonerat dhe bojërat e printerave.
· Të jetë e kujdesshme ndaj detajeve.
· Të jetë fleksibël, entuziaste dhe konfidente.
· Të jetë i komunikueshme, e aftë të punoj ne grup dhe e gatshme në çdo kohë të realizojë kërkesat e departamenteve.
· Të demostrojë aftësi të shkëlqyera në komunikimin dhe negocimin me klientin, duke përfshirë këtu edhe komunikimet në telefon dhe e-mail.
· Menaxhimi i shkëlqyer i kohës dhe aftësitë organizative, si dhe organizimin e produkteve të kancelarisë.
· Të njohë shumë të mirë produktet kancelarike është kusht.
· Të njohë funksionalitet e app.gov.al përbën avantazh.
· Mosha 25 – 35 vjece
· Eksperiencë mbi 2 vjet si shitëse kancelarie ose të ngjashme

Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet
· Kupton nevojën e klientit perkatës, duke dëgjuar me vemendje maksimale kërkesën e Klientit
· Të sigurojë një shërbim cilësor dhe profesional ndaj klientëve
· Te kujdeset për pamjen dhe sistemimin e dyqanit sipas udhëzimeve të menaxherit perkatës
· Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
· Ofron keshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve te Klientit.
· Finalizon proçesin e shitjeve të produkteve në perputhje me nevojën e Klientit.
· Në bashkepunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemin e stokut në nivelin e kërkuar.
· Rivendos në vendet e duhura të gjitha produktet të cilat janë vendosur në vendin e gabuar nga ana e Klientëve.
· Siguron informacion periodik mbi kërkesat e ndryshme nga klientët te cilin e raporton çdo ditë tek supervizori përkatës .
· Mbledhje dhe raportime me stafin mbi ecurinë dhe realizimin e shitjeve
· Përgatit vazhdimisht oferta sipas kërkesës së klientëve.
· Komunikon me furnitorët për produktet e kërkuara, si dhe negocion për blerjet.


Jeni të mirëpritur të dërgoni CV tuaj të detajuar tek hr@pcstore.al

Tel. : +35542221076


Cel. : +35542221076
 


Apply WhatsApp
Back
Top