• Tirane, ofroj vend pune Shitës në Departamentin e Hidrosanitareve

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hidraulik
  2. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:

Shitës në Departamentin e Hidrosanitareve

Qëllimi i pozicionit:


Pozicioni ka për qëllim ofrimin e asistencës profesionale ndaj klientëve në përzgjedhjen e produkteve hidrosanitare, garantimin e një eksperience pozitive blerjeje dhe mirëmbajtjen e standardeve të larta të shërbimit në departament.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Mirëpret dhe asiston klientët në identifikimin e produkteve sipas nevojave të tyre;
  • Ofron informacion të detajuar mbi produktet hidrosanitare, funksionalitetin dhe specifikat teknike;
  • Kujdeset për sistemimin, organizimin dhe prezantimin korrekt të produkteve në departament;
  • Monitoron stokun dhe evidenton nevojat për furnizim;
  • Kontribuon në realizimin e objektivave të shitjes dhe standardeve të kompanisë;
  • Bashkëpunon me ekipin për garantimin e një ambienti pune profesional dhe efikas;
  • Zbaton procedurat dhe politikat operative të kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë e arsimit të mesëm ose universitar;
  • Eksperiencë e mëparshme në retail ose shitje përbën avantazh;
  • Njohuri mbi produktet hidrosanitare përbëjnë avantazh;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit;
  • Aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
Çfarë ofron Megatek
  • Ambient pune profesional dhe dinamik;
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere;
  • Trajnime të vazhdueshme mbi produktet dhe proceset;
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.
Procedura e aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
  • CV të detajuar
📧 Email: humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
📮 MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
 


Apply WhatsApp
Back
Top