Tirane, ofroj vend pune Senior Specialist i Analizës, Pagave & Përfitimeve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Ky rol mbështet strukturën e Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative nëpërmjet analizës së të dhënave, menaxhimit të kompensimit dhe përfitimeve, mirëmbajtjes së sistemit të gradave dhe kontrollit të zbatimit të politikave të pagave. Pozicioni është i përshtatshëm për një profesionist me përvojë të moderuar, që kërkon të zhvillojë më tej aftësitë analitike dhe të kontribuojë në përmirësimin e vendimmarrjes në Burime Njerëzore.
Përgjegjësitë kryesore:
Profili Individual:
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

Senior Specialist i Analizës, Pagave & Përfitimeve
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Ky rol mbështet strukturën e Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative nëpërmjet analizës së të dhënave, menaxhimit të kompensimit dhe përfitimeve, mirëmbajtjes së sistemit të gradave dhe kontrollit të zbatimit të politikave të pagave. Pozicioni është i përshtatshëm për një profesionist me përvojë të moderuar, që kërkon të zhvillojë më tej aftësitë analitike dhe të kontribuojë në përmirësimin e vendimmarrjes në Burime Njerëzore.
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryen verifikime për të siguruar që procesi i pagave realizohet në përputhje me:
- Legjislacionin shqiptar të punës dhe tatimeve,
- Politikat e brendshme të bankës,
- Kufizimet buxhetore të miratuara.
- Identifikon dhe raporton çdo mospërputhje ose rrezik në procesin e pagave.
- Bashkëpunon me ekipin e financës dhe IT për të siguruar integritetin e të dhënave të pagave.
- Sipas nevojës, ekzekuton procesin mujor të pagave dhe proceset e lidhura me të.
- Menaxhon përfitimet e punonjësve:
- Ka njohuri të plota për përfitimet e ofruara për punonjësit, kushtet dhe proceset përkatëse dhe kryen veprimet e nevojshme për ofrimin e tyre punonjësve.
- Jep informacion dhe këshilla për punonjësit për përfitimet e mundshme, duke përfshirë pushimet vjetore, sigurimin shëndetësor, fondin e pensionit vullnetar, përfitimet e lidhura me natyrën e punës, etj.
- Regjistron dhe monitoron përfitimet e punonjësve, duke reflektuar dhe ndjekur ndryshimet që lindin nga ndryshimet e statusit të punonjësve.
- Përgatit raporte periodike për shpenzimet e përfitimeve dhe ofron rekomandime për të përmirësuar efiçiencën e këtyre programeve.
- Përgatit dhe dorëzon raporte financiare dhe të dhëna të tjera:
- Mbledh dhe strukturon të dhënat nga sistemet HR dhe burime të tjera të brendshme.
- Ndihmon në krijimin e raporteve të rregullta mbi treguesit kryesorë të BNJ (p.sh. qarkullimi, mungesat, performanca).
- Analizon tendencat bazë dhe sugjeron përmirësime në praktikat BNJ.
- Bashkëpunon me ekipin për digjitalizimin e proceseve dhe automatizimin e raporteve.
- Hartimi i Arkitektures se Roleve dhe Strukturës së Gradimit të Pagave (Grading Salary Structure):
- Krijimi dhe mirëmbajtja e një strukture të qartë të gradimit te roleve që përcakton nivelet e pagave bazuar në përgjegjësitë dhe kualifikimet e punonjësve
- Sigurimi që struktura e pagave është e drejtë dhe transparente, duke shmangur diskriminimin dhe duke promovuar barazinë në shpërblim
- Zbaton udhëzimin për vlerësimi dhe gradimi e roleve
- Të tjera:
- Përgatit vendime/memo /rregullore në mbështetje të ndryshimeve ligjore dhe/ose vendimeve të marra nga Komiteti i Burimeve lidhur me çështjet e pagave dhe përfitimeve.
- Propozon përmirësime të proceseve e procedurave.
- Në rast nevoje zëvendëson Specialistin BNJ dhe kryen detyra sipas udhëzimeve të drejtuesit të drejtpërdrejtë dhe DBNJKO.
Profili Individual:
- Kualifikimet e nevojshme
- Arsimimi: Diplomë Bachelor dhe preferohet Master në Burimet Njerëzore, Administrim Biznesi, ose fusha të ngjashme.
- Eksperienca: Eksperienca në Fushën e Shpërblimeve: Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin e shpërblimeve dhe përfitimeve, ne menaxhimin e sistemeve të pagave dhe strukturave të gradimit të pagave. Eksperiencë në kryerjen e analizave të tregut për të siguruar që shpërblimet janë konkurruese dhe në përputhje me standardet e industrisë.
- Aftësi Kryesore
- Aftësi Analitike: Aftësi të forta për të analizuar të dhënat dhe për të zhvilluar rekomandime të bazuara në të dhëna për strukturat e pagave dhe shpërblimeve.
- Mendimi Strategjik: Aftësi për të menduar në mënyrë strategjike dhe për të zhvilluar plane afatgjata që mbështesin objektivat e organizatës.
- Aftësi në Menaxhimin e Marrëdhënieve: Aftësi për të ndërtuar dhe menaxhuar marrëdhënie të forta me menaxhimin e lartë, departamentet e tjera dhe partnerët e jashtëm.
- Aftësi në Komunikim: Aftësi të shkëlqyera në komunikimin verbal dhe të shkruar për të siguruar që politikat dhe strategjitë e shpërblimit janë të qarta dhe të kuptueshme për të gjithë punonjësit.
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Apply WhatsApp