• Tirane, ofroj vend pune sales representative

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, me një ekip të përkushtuar për të ofruar një qasje të ndryshme për kujdesin e lëkurës. Frymëzuar nga filozofia koreane e bukurisë, me besimin se mirëqenia e lëkurës vjen nga brenda.
Koral Secrets për klientët tanë është një destinacion emocionues dhe unik për blerje. Ne në Koral Secrets krenohemi jo vetëm me përzgjedhjen tonë të gjerë të produkteve cilësore, por kryesisht për njerëzit që punojnë me ne.
Jemi në kërkim të zgjerimit të stafit të KORAL SECRETS Flagship Store, me lokacion në zemër të Tiranës, dhe po kërkojmë *Retail Sales Associate*. Je gati të bëhesh pjesë e eksperiencës unike të K-Beauty në KORAL SECRETS?

Përgjegjësitë e punës së Retail Sales Associate:

- Përshëndet dhe pret klientët në një mënyrë mikpritëse.
- Shërben klientët duke i ndihmuar të perzgjedhin produktet e duhura. I përgjigjet pyetjeve të klientëve.
- Nxit shitjet përmes angazhimit të klientëve, shitjes sugjeruese dhe ndarjes së njohurive mbi produktet.
- Drejton klientët duke i shoqëruar në rafte dhe kasë.
- Ofron shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientit.
- Dokumenton shitjet, duke krijuar ose përditësuar të dhënat e profilit të klientit.
- Menaxhon transaksionet financiare.
- Ndihmon me inventarin, duke përfshirë marrjen dhe ruajtjen e mallrave.
- Mban klientelën të informuar, duke i njoftuar për shitjet e preferuara të klientëve dhe mallrat e ardhshme me interes të mundshëm.

Orët e punës dhe përfitimet:
Orari javor i punës është 40 orë në javë me një ditë pushimi.
Paga mujore bazë 50.000 lekë neto.
Bonus mujore sipas performancës.
Përfitime të tjera (çmime preferenciale për punonjësit etj)


Kualifikimet / Aftësitë e Retail Sales Associate:

Shërbim i shkëlqyer ndaj klientit.
Të kuptojë dhe të përmbushë kërkesat e klientëve.
Pasion mbi produktet e kozmetikës dhe K-Beauty.
Aftësi të përgjithshme matematikore.
Komunikim i duhur verbal.
Njohuri pune.

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në email-in: hr@koralsecrets.al


Cel. : 0697025200
 


Apply WhatsApp
Back
Top