Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve po implementon një projekt të ri të titulluar “ E Drejta për një Familje II – Përmirësimi i disponueshmërisë, aksesueshmërisë dhe cilësisë së kujdesit familjar dhe shërbimeve komunitare në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).” Projekti “E Drejta për një Familje II” është një nismë ndërkombëtare ambicioze e zbatuar në pesë vende, e dedikuar për të siguruar që çdo fëmijë të ketë mundësinë të rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe plot kujdes. Projekti synon të forcojë sistemet e kujdesit familjar duke përmirësuar cilësinë, disponueshmërinë dhe aksesueshmërinë e kujdesit në familje pritëse dhe të shërbimeve komunitare. Nëpërmjet kontributit në reformimin e kuadrove ligjore dhe operacionale, zhvillimit të metodologjive inovative, si dhe ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve dhe institucioneve, iniciativa nxit ndryshime sistemike dhe afatgjata. Gjithashtu, projekti rrit ndërgjegjësimin publik, mbështet zhvillimin e shërbimeve lokale dhe promovon bashkëpunimin ndërmjet vendeve për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për të frymëzuar përmirësime në politikat sociale. Angazhimi me këtë projekt do të thotë të kontribuosh në një mision me vlerë të lartë – krijimin e komuniteteve më të forta dhe më mbështetëse, ku çdo fëmijë ka mundësinë të zhvillohet dhe të lulëzojë.
Në kuadër të implementimit të projektit “ E Drejta për familje -II” SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin : PUNONJES SOCIAL
Kohëzgjatja e Projektit: 1 Shtator 2025 – 30 Prill 2029
Kohëzgjatja e angazhimit: 1 Janar 2026– Qershor 2028 (30 muaj)
Lloji i angazhimit : Me kohë të plotë
Lokacioni: Tiranë
Përgjegjësitë:
Siguron planifikimin dhe implementimin e aktiviteteve të projektit në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Projektit dhe anetarët e tjerë të ekipit dhe organizatës në lokacionin e Tiranës.
Siguron ndërveprimin institucional dhe rrjetëzimin me parnerët dhe aktorët e tjerë lokalë të fushën e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, me fokus më të veçantë në fushën e kujdestarisë alternative (foster).
Harton dhe implementon planin e punës në pëputhje me planin vjetor të projektit.
Siguron implementimin e aktiviteteve të planifkuara në përputhje me buxhetin dhe përdorimin eficent të fondeve në dispozicion.
Mbështet menaxherin e projektit për të ndërtuar formate pune dhe sisteme për monitorimin dhe vlerësimin periodik të projektit.
Raporton te Menaxheri i Projektit sipas specifikave dhe afateve kohore të percaktuara.
Organizon sessione informuese për identifikimin dhe rekrutimin e prindërve potencialë kujdestarë dhe i mbështet ata për plotësimin e dokumentacionit përkatës.
Koordinon hapat e nevojshmë me strukturat lokale dhe aktorë të tjerë për familjet kujdestare dhe ato potenciale.
Identifikon burimet lokale për fonde apo mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve komplementare për fëmijët dhë familjet kujdestare.
Në bashkëpunim me strukturat lokale përgjëgjëse siguron dokumentacionin e duhur për çdo familje/fëmijë të përfshirë në projekt.
Ofron mbështetje, këshillim, trajnim për familjet kujdestare.
Mbështet strukturat lokale për realizimin e vlerësimit të plotë të situatës se fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira, vizitave në familje dhe metodave të punës sociale sipas nevojave dhe dakortësisë paraprake.
Ne kuader te Politikave të Mbrojtjes
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.
Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit.
Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve.
Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës.
Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA.
Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Kualifikimet / Eksperienca
Arsim i lartë- Dega Punë Sociale ( Bachelor dhe Master )
Të paktën 3 vjet eksperiencë direkte në punën me fëmijët dhe familjet ( e preferueshme me familjet kujdestare);
Eksperiencë në hartimin e formateve/mjeteve ne punën direkte me fëmijët dhe familjet , monitorim dhe vlerësim;
Njohuritë
Njohuri mbi legjislacionin vendas në fushën e mbrojtjes sociale dhe të drejtat e fëmijëve, fushës së kujdestarisë alternative ( foster care).
Njohuri mbi specifikat, praktikat ekzistuese dhe punën konkrete në lidhje me fëmijët dhe familjet në risk, familjet foster dhe fëmijët në kujdes alternativ.
Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet kujdestare.
Aftësitë
Të jetë i / e aftë të analizojë, vlerësojë situatat në lokacionin përkatës dhe të ndërmarrë veprime konkrete në mbrojtje të fëmijëv/familjeve.
Të jetë i / e aftë të administrojë në mënyrë konfidenciale të dhënat mbi fëmijët dhe familjet.
Të ketë aftësi të planifikojë dhe realizojë trajnime për prindërit kujdestarë me synim rritjen e kapaciteteve
Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti etj.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup;
Të ketë aftësi organizative dhe të menaxhimit efektiv të kohës
Aftësi për hartimin e formateve të punës më fëmijët/familjet kujdestare
Të ketë aftesi te mira komunikuese dhe ndërvepruese
Të jetë i / e aftë të administrojë të dhënat mbi familjet
Të zotërojë gjuhën angleze ( e preferueshme)
Të ketë deshmi per drejtim automjeti
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 28.12.2025 në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:
Curriculum Vitae
Letër interesi ku të specifikohet qartë për cilën vendodhje është i vlefshëm aplikimi.
Referenca
Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.

Punonjësi social implementon aktivitetet e planifikuara të projektit në përputhje me standartet e organizatës dhe udhëzimeve specifike të projektit. Ai /ajo ka përgjegjësi në planifikimin dhe implementimin, e aktiviteteve të projektit në Bashkinë përkatëse dhe mbështetjen direkte të fëmijëve dhe familjeve kujdestare.

Apply