Tirane, ofroj vend pune Punonjëse Paketimi-Barkodimi
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
- Gjuha
-
Punonjëse Paketimi
Qëllimi i Pozicionit: Të paketojë dhe emertojë produktet e Megatek- ut.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Paketon materialet e sasisë së madhe në paketa specifike duke siguruar cilësi dhe saktësi.
- Siguron që produktet pa ose me barkode të pavlefshme të emërtohen me barkodet e Megatek-ut duke patur saktësi (Barkodi i duhur në produktin e duhur).
- Mirëmban të pastër dhe të sigurtë zonën e punës brenda dhomës së paketimit dhe magazinës.
- Mirëmban pajisjet në departament.
- Raporton çdo probem tek supervizori përkatës.
- Mban rekord të të gjithë barkodimeve dhe ripaketimet që bëhen me kodet dhe sasitë përkatëse.
- Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Përfundimi i shkollës së mesme është i nevojshëm.
Eksperiencë pune: Prioritet do t’ju jepet kandidateve që kanë punuar në pozicione të ngjashme
Aftësitë:
- Të jetë e saktë
- Të jetë e aftë të punojë në grup dhe individualisht.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë përmendura:
1. CV te detajuar
2. Letër Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: hr@mercato.al/ ose ne numrin 069 60 65 865
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
Apply WhatsApp