• Tirane, ofroj vend pune Punonjës i ngarkim-shkarkimit dhe seleksionimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është një kompani udhëheqëse në tregun shqiptar të pijeve joalkoolike, me markat më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, besojmë në rritjen e qëndrueshme të biznesit tonë, kontributin në komunitetet lokale dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, përmes aftësive të forta organizative dhe vendosjes së njerëzve të duhur në vendin e duhur.

CCBS është në kërkim të kandidatëve të përshtatshëm për pozicionin:
Punonjës i ngarkim-shkarkimit dhe seleksionimit

Punonjësi i ngarkim-shkarkimit dhe seleksionimit është përgjegjës për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave, si dhe seleksionimin e produkteve sipas kërkesave të porosive, duke siguruar që produktet të ruhen dhe transportohen në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve nga automjetet e shpërndarjes.
  • Verifikimi i sasisë dhe cilësisë së produkteve gjatë procesit të ngarkim-shkarkimit.
  • Vendosja e mallrave në pozicionet përkatëse në magazinë sipas udhëzimeve.
  • Kryerja e seleksionimit të porosive.
  • Raportimi i çdo dëmtimi apo problemi tek supervizori.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë gjatë punës.
  • Përdorimi i mjeteve të punës si transpaleta, karroca ose pajisje të tjera ndihmëse (nëse aplikohet).
  • Mbajtja e një ambienti të pastër dhe të organizuar në magazinë.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
  • Eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në kushte dinamike.
  • Përgatitje fizike e mirë për të përballuar punën manuale.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe përpikmëri në përmbushjen e detyrave.
  • I disponueshem per te punuar me turne.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al ose të kontaktojnë në: +355682019291

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top