Tirane, ofroj vend pune Product Design
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Dizajn / Webdizajn / Grafik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Ne po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një Product Design me profil kreativ dhe teknik, i cili kupton gjithë ciklin e projektit: nga ideja, te dizajni, deri te realizimi final në prodhim. Ky rol është ideal për profesionistë që duan të punojnë në agjenci kreative moderne, me projekte reale dhe klientë të ndryshëm.
- Konceptim dhe zhvillim dizajni për fushata reklamuese 360°.
- Realizim grafik për print, materiale promocionale etj.
- Përkthim i kërkesave të klientit në zgjidhje vizuale kreative dhe të realizueshme teknikisht.
- Përgatitje e skedarëve production-ready / print-ready sipas standardeve profesionale.
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me ekipin kreativ, account manager, executive specialist dhe klientët.
- Mbikëqyrje e realizimit të projektit nga koncepti deri në dorëzim.
- Ruajtje e koherencës së brand-it dhe standardeve vizuale të klientëve.
- Eksperiencë 3–5 vite në Graphic / Production Design / Architect, idealisht në agjenci reklame.
- Njohuri shumë të mira në Adobe, Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign, AutoCad, Corel Draw, Sketchup, etj.
- Kuptim i plotë i procesit të printimit dhe prodhimit.
- Materializimi i projektit ku identifikohet, klasifikimi dhe specifikimi teknik të të gjitha materialeve, përfshirë llojin e tyre (vinil,mesh,forex,plexiglass etj) formatet, dimensionet, standardet e prodhimit dhe parametrat e zbatimit, të përdorura për realizimin, implementimin dhe dorëzimin final, në përputhje me kërkesat funksionale.
- Njohuri mbi produktet reklamuese dhe përdorimin e tyre praktik.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim projektesh.
- Mendim kreativ i kombinuar me qasje teknike.
- Komunikim profesional me klientë dhe partnerë.
- Portofol i detyrueshëm (projektet e prodhimit janë avantazh i madh).
- Punë në projekte kreative me impakt real në treg.
- Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
- Ekspozim ndaj klientëve dhe brand-eve të ndryshme.
- Mundësi zhvillimi dhe rritje afatgjatë në karrierë.
- Paketë financiare konkurruese + benefite.
Cel. : 0689030904
Apply WhatsApp