• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes Zyre

Biblioteka Kombetare e të Verberve: Bashkohu me ne dhe ndihmo çdo qytetar të verbër të gëzojë leximin!
Pasioni ynë është të sigurojmë që informacioni të jetë i arritshëm për të gjithë. Aktualisht kërkojmë një Përgjegjës/e Zyre për regjistrimin e librave në audio.
Detaje të Pozicionit:
• Orari: E hëna - E premte: 8:00 - 15:00; E shtunë: 8:00 - 13:00
• Paga: 40,000 lekë (bruto)
Detyrat Kryesore:
• Menaxhimi i orareve të lexuesve dhe punës në studio.
• Editimi i regjistrimeve për cilësi audio.
• Përgatitja e kopjeve të librave në CD për qytetarët e verbër.
Cilësitë e Kërkuara:
• Aftësi të mira leximi.
• Diplomë bachelor.
• Njohuri të paketës Microsoft Office.
• Njohuri të gjuhës angleze ose italiane.
Do të ishte një plus nëse:
• Keni përvojë vullnetare ose keni marrë pjesë në projekte sociale.
• Të ketë njohuri në programin Cool Edit Pro
Kërkojmë personat më të mirë me pasion për ndihmën dhe përkushtimin për ndryshimin pozitiv. Ofrim një ambient mbështetës, trajnime dhe mundësi zhvillimi.
Dëshiron të bësh pjesë? Dërgo CV-në tënde te shvsh@shvsh.org.al. Aplikimet pranohen deri më 19.02.2024.

Cel. : 0685018408
 


Apply WhatsApp
Back
Top