• Tirane, ofroj vend pune Pedagog

SH.P.A.L “Universiteti Metropolitan Tirana” synon të zgjerojë stafin akademik me Pedagog të Brendshëm në Departamentin e Inxhinerisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSIT E PEDAGOGUT
1. Mësimdhënie në dy ciklet e studimit BA\MA
2. Këshillimi i studentëve
3. Angazhim në veprimtari kërkimore -shkencore
4. Mbështetje për institucionin

Kriteret e kandidatit
1. Të ketë përfunduar Fakultetin në degët: Inxhineri Kompjuterike, Informatikë ose Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK).
2. Aplikanti minimalisht të ketë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” ose të jetë në proces doktorature afër përfundimit;
3. Të jetë i afte të garantojë cilësi, efikasitet dhe eksperiencë në zhvillimin e lëndëve që do të mbulojë dhe t`i përgjigjet me fleksibilitet nevojave të universitetit;
4. Të ketë përvojë në mësimdhëni në shkollën e lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor të mirëfillte.

Dokumentet e kërkuara
1. CV e hollësishme e kandidatit në gjuhën shqipe.
2. Letër motivimi ku shprehen qartë interesat profesionale në fushën e eksperiencës dhe në lëndët e synuara.
3. Kopje e dëshmisë së titullit PhD/Dr. diploma Phd të shoqëruara me kopjen e vërtetimit të njohur nga MAS.
4. Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm ose pedagog/ udhëheqës shkencor të kandidatit të shoqëruar me të dhënat dhe me kontaktet e tyre (përjashtohen kandidatët me titullin Profesor).
5. Diplomë / listë notash.
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në info@umt.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore.
Për më shumë informacion : www.umt.edu.al

Tel. : 0696070111

Cel. : 0696070111
 


Apply WhatsApp
Back
Top