• Tirane, ofroj vend pune PËRGJEGJËS I NJËSISË SË SHITJES SË RRJETIT TË DEGËVE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
QËLLIMI I POZICIONIT:

Zhvillon strategjinë e veprimtarisë së Rrjetit të Degëve dhe monitoron zbatimin e planit vjetor të biznesit, me qëllim arritjen e objektivave, maksimizimin e fitueshmërisë dhe rritjen e reputacionit në tregun vendas.


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

1. Mban përgjegjësinë për performancën e Njësisë së Rrjetit të Degëve, me qëllim arritjen e objektivave të biznesit dhe rritjen e shitjeve dhe përfitueshmërisë.

2. Në bashkëpunim me njësitë përkatëse të Bankës, administron dhe mbështet funksionalitetin e Rrjetit të Degëve , për të siguruar funksionim korrekt dhe përmirësim të vazhdueshëm.

3. Identifikon nevojat dhe tendencat e biznesit lidhur me shpërndarjen gjeografike të Rrjetit dhe, në bashkëpunim me njësitë kompetente të Bankës, propozon hapjen, kufizimin ose mbylljen e Degëve apo Pikave të Shitjes.

4. Siguron përputhshmërinë me kuadrin rregullator të brendshëm (akte, qarkore, udhëzime, etj.) dhe të jashtëm (Banka e Shqipërisë, legjislacioni në fuqi, etj.)

5. Planifikon, organizon, koordinon dhe kontrollon aktivitetet e Njësisë së Rrjetit të Degëve.

6. Cakton përgjegjësi dhe projekte për vartësit, organizon fushata shitjeje në përputhje me nevojat e biznesit dhe rregullat e funksionimit të njësisë.

7. Paraqet propozime për përmirësimin e sistemeve dhe proceseve të Njësisë të Rrjetit të Degëve.

8. Shqyrton raportet e progresit të punës dhe merr veprimet e nevojshme për përmirësim.

9. Koordinon aktivitetet e Njësisë me Njësitë/Departmamentet e tjera organizative/operative të Bankës, shoqëritë e Grupit dhe palë të treta.

10. Identifikon fusha për përmirësim, propozon dhe, pas miratimit, monitoron zbatimin e rregulloreve të brendshme (procedura, udhëzime pune, instruksione) brenda fushës së përgjegjësisë.

11. Siguron zbatimin e rekomandimeve të auditimit për të gjitha çështjet nën përgjegjësinë e tij/saj.

12. Zhvillon marrëdhënie biznesi me synim forcimin e pranisë dhe imazhit të Bankës.

13. Siguron ofrimin në kohë dhe me nivel të lartë cilësie të shërbimeve për klientët e Bankës.

14. Siguron reagim të shpejtë dhe efikas ndaj kërkesave të njësive të Bankës.

15. Harton dhe monitoron, pas miratimit, zbatimin e planit të biznesit dhe buxhetit të Njësisë së Rrjetit të Degëve, në përputhje me strategjinë e UBA.

16. Monitoron planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të Drejtuesve të Degëve, me qëllim maksimizimin e rezultateve në çdo rajon.

17. Përgjegjësi i Njësisë së Rrjetit të Degëve, merr pjesë në analizat vjetore dhe procesin e shperndarjes se targeteve vjetore per deget, duke dhene inputin e tij me nje gjykim sa me te drejte per te permbushur synimet mujore/vjetore per secilen Dege/Agjensi.

18. Mbledh të dhëna nga tregu, analizon dhe propozon ndryshime dhe përmirësime, në bashkëpunim me Njësitë e Produkteve dhe atë të Kanale Alternative.

19. Merr pjesë dhe organizon takime periodike me drejtuesit e degëve në lidhje me ecurinë e KPI-ve dhe zgjerimin e biznesit si: volumin e shitjeve, cilesine e sherbimit,numrin e klienteve etj.

20. Kryen vizita në terren, ndjek dhe monitoron periodikisht pozicionimet fizike dhe shpërndarjet e pikave të kanaleve alternative.

21. Ndjek problematikat që raportohen nga komunikimet direkte me klientët dhe degët për cështje të ndryshme që hasen në rrjetin e degëve apo në kanalet alternative dhe propozon zgjidhjet përkatëse.

22. Informon periodikisht nëpërmjet raporteve të hartuara te Drejtuesi i Departamentit të Shitjeve me Pakicë, duke sjellë në vëmendje edhe rekomandime për zhvillim të mëtejshëm apo përmirësim të situates sipas nevojave.

23. Drejtuesi i Njësisë së Rrjetit të Degëve është pjesë hartuese dhe propozuese në skemen incentivimit të degëve, dhe njëkohësisht monitoron dhe impelmenton skemen e incentivave sipas objektivave sasiore dhe cilësore.

24. Siguron zbatimin efektiv, të unifikuar, të barabartë dhe transparent të politikave, procedurave dhe udhëzimeve të UBA lidhur me Burimet Njerëzore.

25. Merr pjesë në procesin e rekrutimit për stafin e Rrjetit të degëve dhe sigurohet plotësojë në kohë vendet vakante.

26. Nxit frymën e ekipit dhe inkurajon komunikimin vertikal dhe horizontal.

27. Koordinon, mbështet, trajnon dhe motivon stafin e Njësisë të Rrjetit të Degëve për funksionim efektiv dhe përmirësim të performancës.

28. Mbikëqyr dhe vlerëson performancën e vartësve të drejtpërdrejtë, me qëllim përmirësimin e aftësive dhe kompetencave të tyre.

29. Identifikon nevojat për trajnim të stafit të Njësisë dhe në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore, propozon aktivitete trajnimi.

30. Paraqet propozime lidhur me promovimet, transferimet dhe shpërblimet e personelit.

31. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Banka.


KËRKESAT E PËRGJITHSHME:



· Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Finance/Banke ose fusha të ngjashme; diplomë Master përbën avantazh.

· Të paktën 10 vite përvojë pune në sektorin bankar dhe të paktën 5 vite pune përvojë në shitjen e produkteve bankare.

· Të paktën 3 vite përvoje pune në pozicione drejtuese.

· Aftësi të forta analitike dhe strategjike, me kapacitet për të përkthyer analizat e tregut në plane konkrete veprimi.

· Aftësi të shkëlqyera drejtuese, me fokus në motivimin dhe zhvillimin e ekipeve me performancë të lartë.

· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale, me kapacitet për të ndërtuar marrëdhënie të forta me palët e brendshme dhe të jashtme.

· Aftësi të dëshmuara për të operuar në struktura komplekse organizative dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me ekipe ndërfunksionale.

· Qasje proaktive në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve, me ndjenjë të lartë përgjegjshmërie dhe integriteti.

· Njohuri te mira te paketes MS Office (Word, Excel, Power point)

• Njohuri të mira të gjuhës angleze


LINJA E RAPORTIMIT:

Përgjegjësi i Njësisë së Shitjes të Rrjetit të Degëve zbaton dhe respekton udhëzimet dhe urdhrat, dhe raporton drejtpërdrejt te Drejtori i Departamentit të Shitjes me Pakicë për aktivitetin dhe çdo çështje që lidhet me përmbushjen e detyrave të ngarkuara.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit hr@uba.com.al. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit i aplikimit 15 Maj, 2026.
 


Apply
Back
Top