• Tirane, ofroj vend pune Operator Shitjesh Online

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
HYBRID Center

Hybrid është Qëndra e parë profesionale në Shqipëri e cila ju jep zgjidhje për Hotele, Restorante, Bare, Vila, Komplekse Rezidenciale, Qëndra Biznesi, Shkolla etj. Sisteme kondicionimi, Panele fotovoltaike, Kuzhina profesionale, lavanderi, arredime hotelesh etj. Pllaka, hidrosanitare, parkete, hidraulike, bojra etj.

Hybrid, jo vetëm për hotel!

Çdo gjë për biznesin tuaj!

“Hybrid Center” kërkon:

Operator Shitjesh Online

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Koordinimi, menaxhimi dhe monitorimi i punëve brenda ambienteve të Showroom-it dedikuar produkteve të firmës;
  • Prezantimi dhe reklamimi online i produkteve;
  • Realizimi i shitjeve online duke qënë pjesë në hartimin e planeve strategjike të shitjes dhe marketing;
  • Ruajtja e marrëdhënieve të mira, të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;
  • Përgatitja e plan veprimeve për të identifikuar klientë të rinj;
  • Propozimi dhe përgatitja e oferta të personalizuara për klientët;
  • Raportimi periodik tek eprori;
  • Respektimi i etikës, kulturës organizative dhe i vlerave të kompanisë;
Kërkesat:
  • Preferohet të ketë mbaruar Arsimin e lartë;
  • Të ketë eksperiencë në pozicione punë në lidhje me shitjen, mbajtjen e marrëdhënieve me klientet;
  • Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Të jetë person këmbëngulës dhe i/e shkathët;
  • Të jetë i/e përgjegjshëm dhe korrekt në punë;


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.

Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al / www.globegroup.al

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Cel. : 0674021523
 


Apply WhatsApp
Back
Top