• Tirane, ofroj vend pune Operator i Kujdesit ndaj Klientit

Emërtimi i pozicionit: Operator i Kujdesit ndaj Klientit

Departamenti:
Komercial

Raportim:
Menaxheres së departamentit

Përshkrimi përmbledhës i punës:

Përgjegjës për t’ju përgjigjur telefonatave të klientëve mbi produktet dhe shërbimet e shoqërisë si dhe për promovimin e tyre. Gjithashtu personi duhet të ketë aftësi teknike të mjaftueshme për të dhënë zgjidhje problematikave të klientëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • U përgjigjet thirrjeve hyrëse dhe asiston klientët me informacion mbi produktet e ofruara;
  • Përpiqët për t’i dhënë zgjidhje problemeve që klientët mund të kenë me aktivizimin e shërbimit, aparatin ose shërbimin digjital (tokësor apo statelitor), softare-in, etj.;
  • Me njohuritë që do të ketë marr pas trajnimit mbi produktet Tring TV, do ti pergjigjet nevojava të klientëve duke dëgjuar kërkesat e tyre, duke i dhënë zgjidhje dhe duke sygjeruar produktet e duhura për ta;
  • Kontrollon në sistemin e brendshëm mbi afatet e abonimit të klientëve (datën e abonimit dhe përfundimin e tij);
  • Kryen telefonata tek klientët me shërbime të tilla si prezantime të një produkti apo shërbimi të ri, plotësim dokumentacioni, etj.
Kualifikimi profesional: Diplomë universitare

Eksperienca profesionale:
2-3 vjet eksperiencë

Aftësi dhe cilësi:

  • I komunikueshëm dhe i sjellshëm;
  • I aftë për të punuar në skuadër;
  • I aftë për të punuar shpejtë dhe me saktësi;
  • Të jetë vazhdimisht i mirëinformuar për zhvillimet teknologjike;
  • I përkushtuar për të siguruar shërbim klienti cilësor;
  • Të pranojë sfidat dhe të fokusohet për gjetjen e zgjidhjeve më të mira, në kohë të shkurtër;
  • I aftë për të përdorur paketën bazë të kompiuterit.
Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën e e-mailit hr@tring.tv.
Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top