• Tirane, ofroj vend pune Online Sales & Customer Service Operator

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht


MEGATEK
, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:

Operatorë të Shitjeve dhe Shërbimit të Klientit Online

Qëllimi i pozicionit:

Të ofrojë shërbim cilësor ndaj klientëve online, në përputhje me politikat dhe standardet e kompanisë, duke kontribuar në rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Menaxhon dhe ndjek komunikimin me klientët përmes live chat, email, rrjeteve sociale dhe telefonit.
  • Siguron që klientët të marrin informacion të saktë dhe të plotë për produktet, shërbimet dhe ofertat promocionale të kompanisë.
  • Kupton nevojat e klientëve dhe ofron zgjidhje ose alternativa të përshtatshme.
  • Jep udhëzime mbi procesin e porosisë online, regjistrimin e klientit, mënyrat e pagesës dhe tarifat e transportit.
  • Monitoron sistemin e blerjeve online dhe raporton çdo problem tek menaxheri ose departamenti përkatës.
  • Konfirmon porositë e klientëve në E-shop dhe është në dijeni të të gjitha ofertave dhe promocioneve.
  • Trajton kërkesat dhe ankesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
  • Mban regjistrim të saktë të komunikimeve me klientët dhe asistencës së ofruar.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të garantuar zgjidhjen e kërkesave të klientëve.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë universitare.
  • Preferohet minimumi 1 vit eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të përdorimit të rrjeteve sociale.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe orientim ndaj shërbimit të klientit.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa kërkesa njëkohësisht.
Procedura e aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
  • CV të detajuar
📧 Email: humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
📮 MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
 


Apply WhatsApp
Back
Top