Tirane, ofroj vend pune Oficer Kredie i Lartë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Oficeri i Lartë i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për gjithë ciklin e jetës së kredisë së një klienti në NOA. Paralelisht shërben si zëvendës i drejtorit të degës në detyra operacionale si dhe suporton stafin e ri në procesin e integrimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA;
Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet procedurat dhe politikat e reja, dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë duke u përqendruar tek negociimi me klientin;
Siguron trajnim dhe mentorim të përditshëm për Oficerët e rinj duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion.
Kërkesat për pozicionin:
Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje;
E detyrueshme eksperienca bankare / mikrofinancë;
Aftësi të shkëlqyera analize financiare;
Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 22 Korrik 2025, në adresën e emailit humanresources@noafin.al duke specifikuar qytetin ku kërkon të punësohesh!
Tiranë, Kamëz, Durrës, Kavajë, Fier, Vlorë, Lushnje, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, Pogradec, Korçë, Bilisht, Lezhë, Shkodër, Peshkopi, Kukës
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.

Apply