Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punes: Ndihmës Magazinier
Ky rol ka si përgjegjësi kryesore organizimin, regjistrimin dhe monitorimin e gjithë aktiviteteve të lëvizjes së produktit përfundimtar pas prodhimit midis magazinave dhe lokacioneve të tyre. Gjithashtu do të monitorojë edhe procesin e rotacionit të produktit.
Roli dhe përgjegjësitë:
Përgatit porositë sipas listave të ngarkimit.Siguron saktësi në picking, paletizim korrekt dhe etiketim të rregullt.
Mbështet procesin e ngarkimit të kamionëve në bashkëpunim me karrelistët.
Kryen transfertat e produkteve midis magazinës së fabrikës dhe magazinës së jashtme sipas udhëzimit të magazinierit.
Siguron regjistrim të saktë të transfertave në sistem.
Identifikon produkte të dëmtuara, jo-konforme ose të dyshuara.
Izolon fizikisht produktet problematike dhe njofton menjëherë supervisorin.
Respekton procedurat për produktet e bllokuara dhe kthimet nga tregu.
Merr pjesë në inventare ditore, ciklike dhe mujore.
Mbështet proceset e auditimit të brendshëm dhe kontrollit të stokut.
Siguron rend, pastërti dhe organizim të zonës së magazinës
Respekton rregullat e sigurisë në punë (H&S).
Përdor korrekt pajisjet dhe mjetet e punës.
Ndjek procedurat e brendshme dhe udhëzimet operative
Aftësitë dhe kualifikimet:
Të ketë mbaruar arsimin e mesëm (përbën avantazh arsimi i Lartë).
Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
Aftësi shumë të mira komunikimi si verbal edhe te shkruar.
Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
Përbën avantazh njohja e një gjuhe të huaj (Italiane dhe/ose Angleze).
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.