• Tirane, ofroj vend pune Menaxheri i Produktit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Menaxhim Biznesi
  3. Menaxhim strategjik | Drejtues

Menaxheri i Produktit duhet të udhëheqë zhvillimin, pozicionimin, komercializimin dhe përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë në përputhje me strategjinë e përgjithshme të marketingut, kërkesat e tregut dhe objektivat e kompanisë.​

Detyrat​

  • Harton strategjinë dhe ciklin e jetës së produktit nga konceptimi deri në daljen nga tregu.
  • Analizon tregun, konkurrencën dhe sjelljen e konsumatorëve për të identifikuar mundësi të reja produktesh/shërbimesh.
  • Punon ngushtë me ekipet e shitjeve, teknologjisë, zhvillimit dhe financës për të siguruar që produktet përmbushin nevojat e tregut dhe objektivat financiarë.
  • Harton dhe mbikëqyr fushatat e lançimit dhe promovimit të produkteve në bashkëpunim me ekipin e marketingut.
  • Përgatit dokumentacionin e produktit: përshkrime, prezantime, çmime, avantazhe konkuruese dhe trajnime për ekipet e shitjes.
  • Monitoron feedback-un e klientëve dhe sugjeron përmirësime të produkteve ekzistuese.

Kualifikimet​


  • Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Telekomunikacion, ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe vendimmarrëse.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, menaxhimi projektesh dhe bashkëpunimi ndërdepartamental.
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze,


Shënime​

Te interesuarit te dergojne cv ne adresen b.njerezore@abissnet.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale.


Cel. : 0692230227

Cel. : 0692230227
 


Apply WhatsApp
Back
Top