• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Tenderash

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kompania Eurondertim 2000 sh.p.k., me operim në fushën e ndërtimit, kërkon të punësojë Specialist/e Prokurimesh/ Menaxhere Tenderash

Cfarë kërkohet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinieri, Juridik, Ekonomi ose të ngjashme.
  • Të ketë aftësi të theksuar të mësuarit dhe vlerësuarit të punës.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të drejtshkrimit në gjuhën shqipe.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, menaxhuese dhe organizuese.
  • Të jetë i/e aftë të përfaqësojë kompaninë në marrëdhëniet me institucionet dhe bashkëpunëtorët.
  • Të ketë aftësi të punojë nën presion kohor.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi në përgatitjen e dokumentacionit të kërkuar në prokurimet publike.
  • Të ketë dëshirë të marrë përgjegjësinë e drejtimit të departamentit të prokurimit publik pas trajnimit dhe eksperiencës në kompani.


Preferohet:

  • Të ketë Eksperiencë pune në fushën e Prokurimeve.
  • Kandidatë/e pa eksperience pune, por me vullnetin për të mësuar gjithashtu do të konsiderohen nëse mund të përmbushin kriteret e tjera.

Përfitimet tuaja

  • Pagë e kënaqshme.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritje profesionale nëpërmjet trajnimeve brenda dhe jashtë kompanisë.

Detyrat


  • Kontroll dhe përpunim i postave elektronike të kompanisë në faqet e ndryshme
  • Vlerësim dhe përgatitje e dokumentacionit të nevojshëm nga strukturat shtetërore apo private ku përfshihet:
    • Përpunim dhe vlerësim i përmbushjes së kritereve për procedurat e prokurimit publik
    • Përgatitje dhe plotësim dokumentacioni sipas kërkesave të specifikuara
    • Parapërgatitje e ofertës sipas çmimeve të dhëna
    • Dërgim dhe mbyllje me përgjegjësi të procesit të tenderimit
  • Në varësi të fushës personale të specializimit është i mundur integrimi në detyra të tjera.

Aplikantët janë të lutur të paraqesin interesin e tyre për këtë pozicion pune, duke dërguar në emailin: hr.eurondertim2000@gmail.com, dokumentat e mëposhtme:

1. CV
2. Letër motivuese – Kush jeni dhe përse e kërkoni këtë vend pune?
3. Letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm


*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.



Cel. : hr.eurondertim2000@gmail.com
 


Apply
Back
Top