• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Marketing
  3. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "Brunes" sh.p.k, nje kompani lider ne fushen e mobilimit dhe tregetimit te hidrosanitareve dhe pllakave, ne saj te zgjerimit të aktivitetit kerkon 1 (nje) kandidat/e në pozicionin Menaxhere Shitjesh (Show Room)

Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për drejtimin, zhvillimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të shitjes në përputhje me objektivat strategjike të shoqërisë. Ai/ajo siguron arritjen e targeteve, rritjen e volumit të shitjeve, përmirësimin e shërbimit ndaj klientit dhe forcimin e pozicionit të kompanisë në treg.


Detyrat Kryesore
  • Harton, zbaton dhe monitoron planin vjetor/mujor të shitjeve në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Udhëheq dhe motivon ekipin e shitjes ne showroom, duke siguruar trajnimin dhe zhvillimin profesional të tyre.
  • Analizon tregun, konkurrencën dhe sjelljen e klientëve për të identifikuar mundësi të reja shitjeje.
  • Përcakton dhe ndjek targetet individuale dhe të përgjithshme të ekipit.
  • Zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Përgatit raporte periodike mbi performancën e shitjeve dhe parashikimet për periudhat e ardhshme.
  • Siguron implementimin e politikave të çmimeve dhe ofertave sipas strategjisë së kompanisë.
  • Zgjidh problematika të klientëve në mënyrë profesionale dhe proaktive.

Kualifikimet e Kërkuara
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune të paktën 5 vite në sektorin e shitjes, nga të cilat minimum 2 vite në pozicion menaxherial.
  • Aftësi shumë të mira menaxhimi dhe udhëheqjeje të ekipit.
  • Njohuri mbi teknikat moderne të shitjes dhe menaxhimit të klientëve.
  • Aftësi analitike dhe raportimi, me fokus tek rezultatet.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office; përvoja me sisteme CRM përbën avantazh.
  • Njohja e gjuhës angleze (niveli i mirë i shkruar dhe i folur).


Mund të aplikoni duke dërguar Cv tuaj në adresën: hr@brunes.al

Do të kontaktohen vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top