• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh-HORECA

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Marketing Social Media | ADS | SEO
  3. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e kanalit HORECA (Hotele, Restorante, Bare, Wine Bar, Catering) për kantinën e verës, duke rritur shitjet, zgjeruar rrjetin e klientëve dhe forcuar prezencën e markës në treg.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore​

  • Identifikon dhe zhvillon klientë të rinj në sektorin HORECA.
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe siguron nivel të lartë shërbimi.
  • Prezanton portofolin e verërave dhe organizon degustime/promovime.
  • Negocion kontrata, çmime dhe kushte bashkëpunimi.
  • Arrin objektivat mujore dhe vjetore të shitjeve.
  • Monitoron tregun, konkurrencën dhe trendet e konsumit.
  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut për aktivitete promocionale.
  • Përgatit raporte periodike mbi shitjet dhe aktivitetin në terren.
  • Kujdeset për arkëtimet dhe ndjek pagesat e klientëve.

Kualifikimet dhe Kërkesat​

  • Diplomë universitare në Marketing, Biznes, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2–3 vite eksperiencë në shitje
  • Njohuri të mira mbi verën dhe kulturën e konsumit.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët.
  • Patentë drejtimi Klasi B.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Ofrohet​

  • Pagë fikse + bonus mbi performancën.
  • Mjet pune / rimbursim karburanti.
  • Trajnime profesionale mbi verën dhe shitjet.
Nëse jeni të interesuar për tju bashkuar ekipit tonë, na dërgoni CV tuaj në adresën e email-it info@puneere.al ose na shkruani në numrin +355 69 701 7079.
 


Apply WhatsApp
Back
Top