• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Kompanina Dukat Water shpk, pjesë e LUFRA group, me fabrikën në Dukat te Vlorës,
dhe prezente në të gjithë Shqipërinë me gjithë linjen e produkteve të ujit të ambalazhuar Birra Estrella Damm, produkte alkolike dhe Jaffa Champion.

Aktualisht kërkon të punësojë Menaxher Shitjesh për qytetin e Tiranës.

Detyrat
• Mirëmbajtja e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj, nisur nga analiza të kujdesshme të portofolit ekzistues.
• Informimi i klientëve mbi kompaninë, produktet e saj, përfitimet, bonuset, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut;
• Ndjekja e proceseve të punës siç përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
• Kryerjen aktivitetet e shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
• Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë ai;
• Manaxhimin e grupi të agjentëve dhe shpërndarësve të shitjes, si dhe ofrimin e trajnimit për punonjësit e rinj;

Kërkesat

• Diplomë Universitare;
• Të paktën 3 vjet eksperiencë e mëparshme;
• Njohuri shumë të mira kompjuteri dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi,person energjik dhe i motivuar;
• Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
• Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;
• Leje drejtimi automjeti.

Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni nje CV në adresën e-mailit: hr@ujidukat.al

 


Apply
Back
Top