• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Rajonal (Retail) M

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
  2. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

WELL SH.P.K., për rrjetin e tij drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për qytetin e Tiranës dhe rrethe, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionin: MENAXHER RAJONAL (M)

DETAJE TË POZICIONIT

  • Kategoria e Punës / Profesioni: Menaxher Rajonal
  • Departamenti: Shitje/Retail
  • Tipi i punës: Kohë e plotë
  • Kushtet e punës: 40 orë në javë
  • Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

PËRSHKRIMI I ROLIT:

Menaxheri Rajonal është përgjegjës për:
  • Mbikëqyrjen e disa dyqaneve WELL brenda një zone të caktuar gjeografike dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve të retail-it në rajonin përkatës.
  • Organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjithë operacioneve ditore dhe jo vetëm për të maksimizuar shitjet dhe për të minimizuar kostot për rrjetin e dyqaneve WELL;
  • Organizimin, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive, drejtimin dhe motivimin e ekipit të shitjes, etj.


Detyrat​

  • Mbikëqyr funksionimin e përditshëm të dyqaneve, kujdeset për trajnimin, planifikimin, organizimin dhe prioritizimin e proçeseve të punës si dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera operacionale;
  • Siguron që të gjitha dyqanet të funksionojnë dhe të jenë të bazuara në strategjinë e kompanisë;
  • Ndjek dhe realizon planin dhe buxhetin e shitjeve;
  • Bën parashikimet mbi planifikimet aktuale të targetit të vendosur, analizon raportet e shitjeve dhe të ardhurave;
  • Siguron mbarëvajtjen e operacioneve për të maksimizuar shitjet dhe minimizuar kostot;
  • Bashkëpunon me menaxherët e dyqaneve për menaxhimin e stokut, duke mbajtur evidenca të sakta të produkteve për secilin dyqan;
  • Bashkëpunon dhe ndjek zhvillimin e fushatave promocionale sipas direktivave që vijnë nga departamenti i Marketingut;
  • Identifikon mundësi të reja dhe ofron në mënyrë të vazhdueshme, sugjerime konkrete dhe të zbatueshme për përmirësimin e proçeseve të punës për zonën që mbulon;
  • Bën analiza dhe bashkëpunon me departamentin e Marketingut mbi çmimet e konkurencës dhe tendencat e fundit të tregut.
  • Kryen vlerësime të ndryshme mbi performancën e përgjithshme të dyqanit, stafit, shitjet ditore/javore/mujore etj, brenda afatave të përcaktuara;
  • Harton dhe zbaton trajnime, strategji, politika, qëllime dhe burime të tjera për të maksimizuar produktivitetin dhe motivimin e stafit;
  • Programon dhe drejton takime të rregullta/mujore me ekipin e shitjes dhe departamentet e tjera sipas situatave, në lidhje me shpërndarjen e informacionit, rishikimin e qëllimeve dhe vendosjen e objektivave mbi planin e shitjes;
  • Organizon dhe mbikëqyr prezencën ditore të stafit si dhe kujdeset për performancën e menaxherëve të dyqaneve;
  • Monitoron dhe mban përgjegjësi për rekrutimin, trajnimin dhe turnoverin e stafit;
  • Mban komunikim të rregullt me menaxherët e dyqaneve dhe departamentet e tjera brenda kompanisë, për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë të harmonizuara dhe të koordinuara në kohë;
  • Trajton në mënyrën e duhur situatat e vështira dhe i adreson problematikat në formën e duhur dhe brenda afateve, kërkon në mënyrë aktive metoda për zgjidhjen e situatave;
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara;
  • Drejton ekipin përmes shembullit personal.

Kualifikimet​

  • Edukimi: Diplomë Universitare preferohet në Administrim Biznes, Marketing, Financë ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë: Minimumi 2-3 vite eksperiencë pune në retail ose distribucion, në menaxhim të rrjeteve.
  • Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office, preferohet zotërim i programit Excel;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të forta analitike, oganizative, analitike dhe strategjike;
  • Të jetë një person i motivuar dhe ambicioz, i organizuar dhe i orientuar drejt rezultatit;
  • Të ketë aftësi të larta negociuese e drejtuese;
  • Të jetë në gjendje të punojë nën presion;
  • Të karakterizohet nga integriteti dhe etika e lartë profesionale;
  • Fleksibilitet në oraret e punës dhe i disponueshëm për të udhëtuar rregullisht në të gjithë zonën që ka në mbulim;
  • Leje drejtimi.

Shënime​

SHËNIME
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në me email well.rekrutime@alkosgroup.al ose apliko nga WhatsApp ne 0697053354

Ne ofrojmë:

  • Pagë motivuese;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;
  • Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
  • Vlerësim sipas performancës.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale" GDPR



Cel. : 0697053354
 


Apply WhatsApp
Back
Top