• Tirane, ofroj vend pune Menaxher produkti/blerje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Infosoft Office sh.p.k, lider ne tregtimin e artikujve kancelarike per zyra, sherbime printimi etj., kerkon te punesoje kandidate te kualifikuar per postin, Menaxher/e Produkti.

Qellimi kryesor i ketij posti eshte menaxhimi i nje game te caktuar produktesh, dhe zgjerimi i games me produkte te reja qe mund te plotesojne kerkesat dhe nevojat e klienteve.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore te Menaxherit te Produktit jane:
  • Menaxhon nje game te caktuar produktesh, per te cilat eshte pergjegjes.
  • Mban marredheniet me Furnitoret, negocion per cmimet dhe ndjek zbatimin e kontrates me perpikmeri.
  • Pergatit raportet dhe analizon qarkullimin e produkteve ne treg.
  • Ben studime te vazhdueshme te tregut vendas dhe nderkombetare.
  • Inicon kontakte te vazhdueshme me furnitore aktual dhe te rinj.
  • Mban ne nje nivel te ulet stokun ne magazine.
  • Bashkepunon ngushte me Departamentin e Shitjeve ne lidhje me kerkesat e klienteve dhe prezantimin tek ta te zgjidhjeve dhe alternativave me te pershtatshme etj.
Kandidatet duhet te plotesojne kriteret e meposhtme:

  • Te kete perfunduar Arsimin e Larte ( e preferueshme Fusha e Ekonomise dhe Shkencave Natyrore)
  • Te kete eksperience ne marredheniet me furnitore dhe blerje mbi 3 vjet.
  • Te zoteroje gjuhen Angleze ne te folur dhe ne te shkruar.
  • Te jete nje person i komunikueshem.
  • I afte te punoje ne grup dhe te perballoje volum pune.
  • Aftesi te mira organizative, negociuese dhe analizuese.
Kandidatet e interesuar te dergojne Leter Interesi, dhe CV ne adresen hr@infosoftoffice.al
 


Apply
Back
Top