• Tirane, ofroj vend pune Menaxher IT

Shoqëria “Zita” SHPK, pjesë e Globe Group, kërkon të punësojë:

Menaxher IT

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kryen monitorimin e përditshëm të sistemit, duke verifikuar integritetin dhe disponueshmërinë e të gjitha pajisjeve, burimeve të serverit, sistemeve dhe proceseve kyçe.
  • Integrimi i LAN / WAN dhe/ ose sisteme të tjera informacioni. Përgjegjës për konfigurimin dhe qasjen në internet dhe VPN.
  • Monitorimi i përditshëm i sigurisë për të identifikuar ndonjë shkelje të mundshme.
  • Administrimi i firewall dhe përgjegjësia e përgjithshme për sigurinë e IT kompanisë.
  • Konfigurimi dhe suporti per kompjuterat e perdoruesve (desktop, laptop, tablet), pajisjet periferike (printer, skaner, fotokopje).
  • Kryen verifikimin e përfundimit të punëve të planifikuara siç janë backup-et e kompanisë.
  • Ndjek problemet e hardware / rrjet me ofruesit.
  • Të ofroje mbështetje per përdoruesit fundorë.
  • Instalim dhe menaxhim i Mailserver.
  • Vlerëson infrastrukturën për të siguruar që përmbushen kërkesat kryesore.
  • Merr Pjese në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e politikave, procedurave dhe dokumentacionit për përdorimin e rrjetit dhe më pas siguron zbatimin e tyre.
  • Zhvillon strategji të reja dhe procedura të IT për të rritur efikasitetin dhe për të përmirësuar rrjedhën e punës.
  • Performon detyra të tjera të dhëna nga eprorët.


Kërkesat që duhet te plotësojë Kandidati:

  • Të ketë arsim të lartë (preferohet Inxhinieri Informatike);
  • Te kete eksperience pune 4-5 vjeçare si Mbikqyrës i sistemit IT ose Menaxhues Rrjeti.
  • Njohuri shume te mira në administrimin, ruajtjen dhe zgjerimin e infrastrukturës së IT duke përdorur Microsoft Windows Server 2003 dhe më të lartë, Exchange Server 2007, Microsoft SQL 2005 dhe më të lartë.
  • Te kete njohuri te mira per networking si ne anen hardware (switch, router etj) ashtu dhe ate software (TCP/IP etj);
  • Aftësi menaxhuese me sigurimin kundër viruseve;
  • Te jete i gatshem per te mesuar mbi teknologjite me te fundit.
  • Aftësi dhe njohuri të avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikeqyrese dhe keshilluese;
  • Te ofroje zgjidhje per probleme komplekse.
  • Të jetë korrekt, shkathet, këmbëngules;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup;
  • Aftësi për të mbajtur nivel të larte të konfidencialiteti


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar
 


Apply WhatsApp
Back
Top