• Tirane, ofroj vend pune Medical Representative

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dentist | Stomatologji | Asistente Dentare
  2. Farmaceutik
  3. Fizioterapi
  4. Infermieri
  5. Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
  6. Laborant/e
  7. Mjekesi
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një kompani farmaceutike moderne rajonale me rritje të shpejtë dhe prezencë në disa vende të Europës Juglindore, e fokusuar në tregtimin dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike, pajisjeve mjekësore dhe suplementeve ushqimore, është aktualisht në kërkim për Medical Representative.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndërtimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve profesionale me mjekë, farmacistë dhe KOL, përmes prezantimeve të portofolit të produkteve;
  • Realizimi i objektivave të shitjes duke zbatuar në mënyrë proaktive strategjitë e shitjes dhe iniciativat e marketingut;
  • Menaxhimi i ciklit të shitjes në terren, duke përfshirë ndjekjen e porosive dhe kontrollin e stokut;
  • Planifikimi dhe implementimi i aktiviteteve promovuese dhe këshilluese në farmaci dhe pika të tjera relevante;
  • Angazhimi aktiv në evente profesionale si trajnime, konferenca, kongrese dhe simpoziume;
  • Ekzekutimi i planeve të marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Monitorimi i performancës në terren dhe raportimi periodik mbi rezultatet dhe impaktin e aktiviteteve të zhvilluara.

Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë në Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Fizioterapi, Infermieri, Biologji-Kimi, ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë e mëparshme pune në të njejtën fushë ose në fusha të ngjashme;
  • Aftësi te mira komunikimi, menaxhim efektiv të kohës dhe proaktivitet;
  • Përdorimi i mirë i aplikacioneve MS-Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Patentë shoferi e kategorisë B (shofer aktiv).

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://eppc.al/aplikoni/

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top