• Tirane, ofroj vend pune Manaxher Produkti

Tirane
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 72 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 130,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliard lekë në total asete.

Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në Departamentin e Zhvillimit të Produkteve Retail, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:


Manaxher Produkti

Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Menaxheri i Produkteve është përgjegjës për një planifikim të ciklit të produkteve për klientët të Bankes duke mbledhur dhe prioritizuar produktet dhe kërkesat e klientëve, duke definuar visionin e produkteve, bashkëpunuar me shitjet, segmentimin e klientëve, marketingun, operacionet dhe departamentet e tjera te bankës duke siguruar që objektivat e të ardhurave dhe kenaqësia e klientit jane arritur. Menaxheri i Produkteve siguron që produktet kontribojne në strategjine e pergjithshme të bankës dhe arritjet e kërkuara dhe kontribuon në përmiresimin e vazhdueshem të proceseve të brendshme të cilesise së produkteve në UB.


Përgjegjësitë kryesore:

  • Definon dhe implementon strategjinë dhe planet e produkteve për klientët në linjë me strategjinë dhe objektivat e bankës si dhe gjithmonë në plotësim të kërkesave rregullatorë për cdo produkt në ngarkim.
  • Bashkëpunon me struktura të ndryshme dhe partnerë të jashtëm të bankës që të siguroje implementimin e produkteve te reja, ndryshimeve në produktet ekzistuese apo programeve të ndryshme me fokus në arritjen e objektivave, ruajtjen e përfitueshmërisë së produktit dhe reputacionit të bankës, standardin e ofruar të produktit dhe perceptimin e klientit.
  • Krijon modele dhe raporte qe mundesojne menaxhimin dhe ndjekjen e performances dhe perfitueshmerise se produkteve te kredive dhe fondeve sipas segmenteve te klienteles, duke u kujdesur per rritjen e perfitueshmerise se produkteve dhe penetrimin sipas tipit te klienteles.
  • Përgatit dhe ideon katalogun e produkteve. Bazuar ne analizen e tipareve te produkteve te kredive dhe fondeve, detajon edhe ne bashkepunim me strukturat e tjera ne banke, procesin e ecurise se produktit, “Product Journey”.
  • Analizon të gjithë produktet në baza periodike si dhe propozon ndryshime apo produkte te reja bazuar mbi performancën e tyre, ndryshimeve në treg si dhe nevojave të klientit. Është përgjegjës për inicimin dhe ndjekjen e procesit të ndryshimeve apo implementimit të produkteve të reja. Përgatit programe komunikimi për arritjen e objektivave të vendosura.
  • Bashkëpunon në nivel Departamenti, Divizioni dhe Institucioni për ofrimin e grupeve produktesh të përshtatshme për segmentet e caktuara të klientëve në bazë të sjelljes konsumatore të tyre si dhe strategjinë e komunikimit.
  • Përfshihet dhe menaxhon projekte te ndryshme të lidhura me produktet ne menaxhim apo me zhvillimet teknologjike të bankës.
  • Është në komunikim me degët për mbledhjen dhe dhënien e informacionit për produktet që menaxhon dhe kujdeset që të gjitha strukturat e përfshira në komunikime me klientë të jenë të njoftuara për produktet e reja/ndryshime të atyre ekzistuese. Përfshihet në trajnimin e stafit për produktet në menaxhim si dhe në të gjitha projektet që lidhen me sistemet dhe kanalet e komunikimit të produktit.
  • Bën studime tregu në baza periodike dhe përditeson kushtet e tregut për të gjitha produktet si dhe informon në nivel Divizioni për të gjitha ndryshimet në treg të lidhura me produktet e fondeve dhe kredisë si dhe fushatat aktive.
  • Ndërton dhe menaxhon të gjitha proceset që lidhen me programe te ndryshme ne bashkëpunim me të tretë.

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë e Fakultetit Ekonomik ose fusha të lidhura me të.
  • 3 vite eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
  • Aftësi të dalluara në ndërtim produktesh bankare.
  • Njohje e mire e produkteve bankare sidomos të kredive dhe fondeve dhe aftësi te mira teknike.
  • Njohuri të politikave dhe proçedurave bankare.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese verbale dhe të shkruara.
  • Aftësi shumë të mira të manaxhimit të kohës.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në skuadër, të arrijë punë cilësore me minimumin e mbikëqyrjes.
  • I/E motivuar te punoje pa supervizim.
  • Vullnet per të mësuar dhe avancuar.
  • Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 23 Qershor 2026

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail:humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se përpunon të dhënat personale të aplikantëve për qëllimet e administrimit të procesit të rekrutimit, mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale janë kryesisht të dhëna të kontaktit, të dhëna mbi arsimin, eksperiencën profesionale dhe çdo informacion tjetër të deklaruar nga vetë aplikantët në CV- të dhe dokumentacionin shoqërues.

Union Bank sh.a. zbaton masa teknike dhe organizative me qëllim që të garantojë ruajtjen e sigurisë e të dhënave personale që përpunon. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme të përfundimit të procesit të rekrutimit dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar, i cili ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. informohen se të dhënat e tyre personale do të përpunohen nga Banka sipas përshkrimit të mësipërm.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këto të drejta ata mund të kontaktojnë në adresën e email:
[B][I]humanresources@unionbank.al[/I][/B].
 


Apply WhatsApp
Back
Top