Tirane, ofroj vend pune Magazinier
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Vore | CityPark | Megatek
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Magazinier
Qëllimi i Pozicionit të Punës
Qëllimi i pozicionit të Magazinierit është të administrojë dhe kontrollojë proceset e hyrje-daljeve të mallrave në magazinë, duke siguruar ruajtjen, sistemimin dhe inventarizimin korrekt të produkteve, në përputhje me procedurat dhe standardet e kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Pranon, kontrollon dhe sistemon mallrat në magazinë;
- Kryen proceset e hyrje-daljeve të produkteve sipas dokumentacionit përkatës;
- Monitoron gjendjen e stokut dhe raporton problematikat e konstatuara;
- Siguron ruajtjen dhe organizimin korrekt të mallrave;
- Merr pjesë në proceset e inventarizimit periodik;
- Respekton standardet e sigurisë dhe procedurat operative të kompanisë;
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për mbarëvajtjen e proceseve të punës.
- Arsimi i mesëm / i lartë;
- Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh;
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi;
- Njohuri bazë në përdorimin e dokumentacionit të magazinës;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
- Kontratë të rregullt pune;
- Ambient profesional dhe bashkëpunues;
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale;
- Pagesë konkurruese dhe benefite sipas politikave të kompanisë.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
- CV të detajuar
ose
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
Apply WhatsApp