Tirane, ofroj vend pune Magazinier
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Titulli i Pozicionit: Magazinier
Departamenti: Operacional
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Qëllimi i Pozicionit:
Personi përgjegjës për hyrjet dhe daljet e materialeve të departamenteve të qendrës duke I plotësuar me dokumentacionin përkatës dhe duke u kujdesur për to.
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Detyrat:
Kërkesat e pozicionit të punës:
Edukimi: Diplomë e studimeve të larta ose të mesme.
Eksperiencat e punës: Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, inventarizim, menaxhim/supervizim.
Aftësi dhe Zotësi:
Shënime:
Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 16/11/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt:
“Magazinier”
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Regjistron hyret dhe daljet e materialeve që vijnë për llogari të Departamentit të Mirëmbajtjes Teknike duke plotësuar dokumentat përkatëse dhe duke kryer veprimet ne programin e finances Navision.
- Verifikon gjendjen fizike të materialeve teknike për gjendjen dhe numrin e tyre dhe i konfirmon me faturat e blerjes.
- Hedh në librin e magazinës hyrjet-daljet, gjendjet për çdo artikull dhe për çdo datë blerjeje, dhe ne systemin Navision.
- Kryen pas çdo hyrjeje dhe daljeje nga magazina inventarin e materialeve me të cilat është vepruar dhe verifikon gjendjen fizike te tyre.
- Plotëson dokumentacionin për blerjet e ndryshme të materialeve të Marketingut.
- Verifikoj gjendjen fizike të materialeve të marketingut për gjendjen dhe numrin e tyre duke i konfirmuar me faturat përkatëse të blerjeve.
- Sistemon në magazinë materialet e ardhura per gjendje stoku duke i grupuar dhe etiketuar.
- Përpilon proces-verbalet ne çdo rast kur ka humbje, dëmtime apo dalje jashtë përdorimit të materialeve të marketingut gjatë ekspozimeve te herëpashërshme.
- Mban shënime për daljet ditore të materialeve të marketingut dhe i ndjek deri në rimagazimin kur kthehen në mbrëmje apo të nesërmen.
- Koordinon me personelin e kompanisë së kontraktuar (per eventet e marketingut) për sasinë e materialeve që do të dalin nga magazina si dhe për kohën kur do të dalin.
- Rakordon me personelin e marketingut dhe me sigurimin e qendres për materialet që nxirren nga magazina në orët e vona nga kompania qe kryen montime & dekorime.
- Me mbarimin e ekspozimit, bën hyrjen e materialeve të marketingut në magazinë duke evindentuar mungesat dhe dëmtimet.
- Ndjek gjendjen fizike të materialeve që hyjnë e dalin vazhduimisht nga magazina dhe në raste të veçanta marr masa për rivënien e tyre në punë.
- Koordinon veprimet me personelin e marketingut si dhe me punëtorët e ACREM-it për hyrjen dhe daljen fizike të materialeve.
- Mirëmban magazinën në sistemim, pastërti, mbajtje në gatishmëri të mjeteve kundër zjarrit, si dhe zbaton dezinfektimin e programuar nga qendra sipas grafikut.
- Merr pjesë aktive në inventare të ndryshme
- Kryen të gjitha veprimet që i takojnë magazinës për hyrjet dhe daljet e materialeve që lihen për llogari të ACREM-it (p.sh për lulishten, verifikimin për farërat, plehrat, pesticidet, benzinën e pajisjeve korrëse, vegla pune për kripën e ujit pèr qendrën)
- Rakordon çdo fund-muaji veprimet e magazinës me financën, duke perdorur systemin Navision.
- Raporton cdo fund-viti me shkrim gjendjen faktike të materialeve të marketingut, teknikës.
Kërkesat e pozicionit të punës:
Edukimi: Diplomë e studimeve të larta ose të mesme.
Eksperiencat e punës: Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, inventarizim, menaxhim/supervizim.
Aftësi dhe Zotësi:
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
- Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
- Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhe të tjera do të përbenin avantazh.
- Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
- Te ketë njohje me sistemet e menaxhimit të inventarit.

Apply