• Tirane, ofroj vend pune Legal & Compliance Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania në emër të klientit të saj, i cili operon në importin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike & jo alkoolike në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, po kërkon një Legal & Compliance Manager.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Këshillon dhe udhëzon kompaninë për çështjet ligjore dhe të përputhshmërisë në Shqipëri, duke siguruar respektimin e legjislacionit dhe kornizës rregullatore;
  • Harton, rishikon dhe administron kontrata dhe dokumentacion ligjor; përgatit opinione ligjore sipas nevojës;
  • Siguron marrjen dhe vlefshmërinë e lejeve, licencave dhe akteve ligjore të nevojshme për operimin e kompanisë;
  • Koordinon me zyra ligjore, institucione publike, përmbarim, gjykata, tatime, dogana dhe autoritete të tjera;
  • Përfaqëson kompaninë në procese civile, administrative dhe tregtare sipas autorizimit;
  • Zhvillon, zbaton politikat dhe procedurat e përputhshmërisë (Compliance) dhe monitoron respektimin e tyre;
  • Mbështet dhe ndjek kontrollet/auditimet e jashtme dhe siguron dokumentacionin e kërkuar;
  • Monitoron përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe standardet e Shëndetit & Sigurisë në Punë (ISO 45001);
  • Ofron trajnime dhe këshillim për stafin mbi kërkesat ligjore, rregullatore dhe politikat e brendshme;
  • Menaxhon ankesat e lidhura me përputhshmërinë dhe ndjek masat korigjuese;
  • Përgatit raportime mujore për kontratat, çështjet gjyqësore, dokumentacionin ligjor dhe statusin e lejeve/licencave.

Kërkesat për këtë pozicion janë :
  • Diplomë në Drejtësi;
  • Përvojë e konsoliduar pune në fushën juridike me përgjegjësi drejtuese dhe ndikim strategjik në kompani;
  • Njohje e thelluar e legjislacionit tregtar; njohje e mirë e legjislacionit civil dhe administrative;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Integritet i lartë profesional, etikë dhe diskrecion;
  • Ruajtje e konfidencialitetit dhe respektim rigoroz i procedurave dhe afateve;
  • Gjykim i fortë ligjor, mendim analitik dhe aftësi shumë të mira në draftim ligjor, me vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe saktësi në dokumentim/raportim;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe ndikimi, koordinim efektiv dhe menaxhim i palëve të interesit, me fokus në ndërtimin e marrëdhënieve të besueshme;
  • Qasje proactive, aftësi prioritizimi, pune nën presion, zgjidhje problemesh, përmirësim i vazhdueshëm dhe mentoring.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://eppc.al/apply/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top